Biseda e sotme në Zululand kishte në fokus një shkrim të sapo publikuar nga Rudina Xhunga, ku qortonte festën që u bë te dyert e burgut, pas amnistisë ku u lirua edhe Uarda Çota, vajza e cila u dënua me 5 vjet burg për aksidentin që i shkaktoi vdekjen e djalit 11 vjeçar, mbrëmjen e 29 dhjetorit 2014, gjë që, sipas Xhungës, ishte fyerje për njerëzit e viktimës dhe tregonte dehumanizim te shoqërisë shqiptare.
Nano kishte shkëputur një pasazh nga shkrimi i Rudina Xhungës dhe vetë gazetarja tregoi se ky shkrim doli si një “ulërimë” dhe se në shkrim nuk ka fajësuar as Uardën, as Manjanin, dhe as mediat për show-n e krijuar, por shkrimi ishte ndjeshmëri, ishte revoltë, zemërim dhe nuk ishte shkrim patetik. Ndërsa shprehet se Uardën do të donte ta intervistonte pasi është kurioze për çfarë përfaqëson ajo.
Në pjesën e dytë të Zululand-it u hap një “kapitull i ri” ku u diskutua për jetën e Xhungës si gazetare në xhunglën mediatike shqiptare, dhe për librin më të ri të saj me titull “Përrallat e Pitilushes”.
Xhunga shprehet se ky libër me përralla ka ardhur në jetë falë vajzës së saj 3-vjeçare dhe ndjeshmërisë që ka fituar nga amësia.
“Vizion +, është një eksperiencë që të ka dhënë mundësinë të tregosh që je një Rudinë tjetër, apo ajo që ishe?”: e pyet Nano
“Frikë e madhe ishte kur vajta, sepse unë e kisha vulosur veten se isha “ Rudina e Topit” dhe nuk e dija se çfarë kishte pas Topit. Por, nuk paska më mirë se të lëvizësh dhe të ndryshosh. Rigjeta veten në një dimension të ri, u shpreh Xhunga, duke ia sugjeruar të gjithëve ndryshimin.
Kur Nano e pyeti se sipas saj, cili gazetar është më i populluar Xhunga, Fevziu apo Balla, Xhunga u përgjigj se nuk e besonte që ishte aq popullore sa Fevziu dhe Balla, pasi shqiptarët janë maskilistë dhe preferojnë burrat.
Emisioni i sotëm u mbyll midis batutash ku Xhunga dhe Nano nuk binin dakord në atë që Xhunga tha se burrat shqiptarë janë maskilistë, duke futur edhe vetë Mustafa Nanon në këtë kategori.
Ishte shkrim patetik dhe zonjes i ka djegur reagimi.
Rudina eshte nje zonja Eni e medias qe zgjedh viktimat e saj per te bere show ne TV .
Ju kujtohet intervista me Marjan Rrokun qe vrau nene e bije, bile jo me aksident rrugor por me plumb ballit.
Keto e traumatiozojne me shume shoqerine.
Tani vazhdo e merru me Uarden gazetare paçavure.
Gazetari ma i siqert ne shqipri suksese un te ndjek ne te gjitha studiot pavarsisht se je i majt por je njeri i sinqert suksese ne emisunin tuaj
Kjo eshte nje tyryfyle e sensacionit. Nje Sokol Balle femer. Nuk u be kurre as gazetare as analiste as shkrimtare. Per TV nuk ka qene kurre e pershtatshme . Mbeti ne ca ujra roze te shplare me pak nga te gjitha. Intervista capacule qe nuk u thelluan asnjehere. Perc perc – punet e kesaj. Dhe nuk eshte qeameti se ne kete mediokritet qe eshte ketu ka dhe me keq se kjo. Por nuk jane te ndergjegjshem e realiste per kete. Delirojne .
A mund ti besohet nje tyryfycke si Rudina Xhunga ne shoqerine shqiptare. I shoqi eshte djale i mire, por kjo nje..
Jo Rudina
Jo se shqiptaret jane maskiliste por as Balla as Fevziu nuk do te benin ate interviste te peshtire qe i bete Nexhmije Hoxhes. Ate rol te gazetares sherbetore te nomenklatures dhe nostalgjikes se pandreqshme e ke bere vetem ti.
Ti nuk je gazetare. Me e thjeshte se kaq nuk behet.
Rudina me vjen keq qe nuk tregohesh pak e mencur ne prononcimin tend. Nuk eshte gjinia e gazetarit qe percakton preferencen e publikut por ajo qe si ai e pasqyron te verteten dhe analizon ate pa e shtremberuar. Te gjitha gazetarite qe kane mbajtuar anen e atyre qe i paguajne kane falimentuar pas nje fare kohe sepse jane bere te pabesueshem. Kur gazetari merr boterisht patenten e mercenarit te paguar ajo gazete falimenton bashke me gazetaret e saj. Une gjithmone besoj qe ti nuk mund te jesh ndryshe nga babai yt i nderuar. Skrupujt jane gjenetike dhe te trashegueshem.
Respekte.