Ka disa ditë, që në disa media, kryesisht të djathta, qarkullon një lajm për një “drake secrete” të disa deputetëve të PD-së, të cilët i quajnë “klani i Olldashi”.
Bëhet fjalë për deputetët Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Genc Ruli, Ridvan Bode dhe Igli Cara.
Këta të fundit, raportohet se janë parë të drekojnë në një restorant në Durrës, të shtunën e 13 janarit.
Dhe tashmë kanë nisur teoritë e konspiracionit, se ata janë takuar për t’ia punuar Bashës prapa krahëve.
Në fakt, këta deputetë, që njihen si kritikë të Bashës, nuk kanë nevojë që të takohen fshehurazi kundër Bashës.
Ata kanë dalë hapur si kritikë të tij dhe ia kanë thënë në sy pakënaqësitë që kanë për drejtimin e PD-së.
Ndaj dhe Basha s’ka pse të ketë frikë nga “drekat sekrete”.
Kta jo kundra Bashes te dalen por edhe kundra Kim Jongut, prap ngelen nje bande hajdutesh. Makuterite e ktyre njerzve nuk ka det qe i pastron. Burg e kan vendin
Bravo kosova ke ecur me gjuhen bravo te qofte
Plotesisht i sakt,Kosova.Mund te genjejne 20 vjecaret,por jo popullin,per te zezat qe i kane punuar ketij vendi.Uroj qe keto fytyra te jene perseri ne parlament qe te perjetojne opoziten!