FOTOT/ Histori si në filma: Nënë e bijë jetë luksi me emrin e një të vdekur

17 Janar 2017, 13:03Lifestyle TEMA
FOTOT/ Histori si në filma: Nënë e bijë jetë luksi me

Një nënë që hiqej si milionere për të shitur një shtëpi, po përballet me burgun, së bashku me vajzën e saj, pasi u dënuan të dyja për mashtrim.

Dianne Moorcroft, 62 vjeçare, ndryshoi emrin e saj për të bindur agjentët e shitjes se ajo ishte Margaret Gwenllian Richard, një 85 vjeçare e cila kishte ndërruar jetë, pronarja e një shtëpie 3 milionë paund në Kensington.

Vajza e saj 31 vjeçare, modelja Laylah De Cruz, inkurajoi mamanë e saj të merrte pjesë në mashtrim nën ndikimin e të dashurit të saj.

Një pasaportë britanike dhe një leje qëndrimi në Dubai në emrin e 85 vjeçares u përdorën për ta marrë shtëpinë me qera dhe më pas ta nxirrnin në shitje, ndërkohë që pronari i vërtetë jetonte në Cambridge.

Pasi e nxorrën në shitje dhe arritën ta shisnin ato i transferuan paratë menjëherë në Dubai.

Kur e vërteta doli në shesh , ato u shpallën fajtore për mashtrim dhe asnjëra nuk reagoi pasi iu tha se do të shkonin në burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje