Një deputete nga Kenia u ka kërkuar grave që të mos kryejnë marrëdhënie seksuale me burrat e tyre, derisa ata të mos regjistrohen si votues për zgjedhjet e 8 gushtit.
Mishi Mboko, përfaqësuese e grave në qytetin Mombasa, tha se kjo është strategjia më e mirë për të mbështetur opozitën me vota.
“Gra, kjo është një strategji që duhet ta miratoni.
Është më e mira.
Mos kini marrëdhënie seksuale me ta derisa nuk ju tregojnë kartën e votimit”, tha Mboko.
Regjistrimi për votim përfundon më 17 shkurt.
Mboko tha se seksi është armë e fuqishme dhe se do t’i inkurajojë burrat hezitues të resgjitrohen si votues.
Ne Shqiperi burrat votojne nga 2 here.
hajdeni knej nga shqipnija o gra se burrat shqiptare votojn nga dymbedhjete here,me emra te ndryshem,por me te njejten dore.