Kur e merr zyrtarisht Donald Trump detyrën?

19 Janar 2017, 16:21Bota TEMA

Donald Trump do të jetë mbrëmjen e nesërme presidenti i 45-të i Amerikës.

Ceremonia e inaugurimit do të nisë që në orët e para të mëngjesit por shumë njerëz janë kurioze se kur do ta marrë ai zyrtarisht detyrën.

Sipas programit, në mesditë, ora 18:00 me tonën, Trump do të betohet si presidenti i ri i Amerikës.

Më pas do të vijohet me aktivitete të tjera.

Si traditë presidenti e merrte detyrën në 4 mars, por në vitin 1933 u shkurtua periudha e pritjes pas ratifikimit të Amendamentit të 20-të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje