Pamjet e qytetit që “pluskon” mes reve, kanë lënë pa fjalë disa qindra banorë në qytetin Yueyang, në Kinë.
Qyteti gjendet në provincën Hunan dhe është i njohur për ndërtesat e larta dhe qiellgërvishtësit.
Ngjarja duket si një fenomen paranormal dhe në fakt, kështu është komentuar nga shumë persona në rrjetet sociale.
Por, ngjarja nuk ka asgjë të pazakontë. Është fjala vetëm për një iluzion optik, shkaktuar nga drita e reflektuar në shtresat e poshtme dhe më të ftohta të ajrit.