Një aksident mjaft i rëndë ka ndodhur në Itali.
Një autobus me nxënës nga Hungaria është përplasur me bordurat e autostradës në Verona duke shpërthyer në flakë më pas.
16 persona kanë humbur jetën dhe 39 janë plagosur.
Në autobus kishte 55 persona.
Ai vinte nga Franca dhe po kalonte tranzit në Itali për të shkuar drejt Hungarisë.