Një trajner fitnesi në Britani ka hapur klasën e parë të fitnesit, ku njerëzit ushtrohen nudo.
Helen Smith, 35 vjeçe, nisi eksperiencën e saj të re të si instruktore fitnesi me 10 pjesëmarrës në Southampton.
Në këtë klasë morën pjesë persona nga 33 deri në 70 vjeç entuziastë të kësaj mënyre të re të të mbajturit të trupit në formë.
“Qëllimi i kësaj klase është që të mund të ushtrohen të gjithë personat, pavarësisht gjendjes së tyre fizike.
Përfitimi kryesor i të stërviturit nudo është se një pjesëmarrës mund ta shikojë më së miri se çfarë po bën instruktori gjatë ushtrimit.
P.sh, nëse ti rri shtrirë i mbështetur mbi parakrahë dhe majat e gishtërinjve e mban veshur rroba të gjera, është e vështirë që nxënësi ta kuptojnë mënyrën e duhur të qëndrimit”, shpjegoi instruktorja.