Indeksi i korrupsionit: Shqipëria arrin një rezultat rekord

25 Janar 2017, 10:57Politika TEMA

Shqipëria ka arritur një rezultat rekord pozitiv në perceptimin global të korrupsionit.

Në raportin e prezantuar nga Transparency International për këtë vit, Shqipëria renditet në vendin e 83, nga 176 vende të botës që janë përfshirë në këtë studim.

Shqipëria ka marrë 39 pikë.

100 pikë është rekordi për vendin më pak të korruptuar në botë.

Në vitin 2015, Shqipëria renditej në vendin e 88-të në botë, në vitin 2014, në vendin e 110 në botë, ndërsa rekordin negativ e ka arritur në vitin e fundit të qeverisjes së Berishës.

Në vitin 2013, kur Shqipëria renditej e 116-a në botë.

Në Ballkan, të gjitha vendet, me përjashtim të Shqipërisë dhe Kosovës, kanë pësuar ulje në perceptimin për korrupsionin.

Shqipëria dhe Kosova janë ngritur me nga tre pika secila.

Megjithatë, Kosova është vendi është renditet më keq në Ballkan, me 36 pikë.

Mmë pas vjen Maqedonia me 37 pikë,  Bosnja me 39 pikë, Serbia merr 42 pikë dhe Mali i Zi 45 pikë.

Shqipëria dhe Kosova kanë shënuar përmirësimin më të madh në rajon, duke u ngritur me tre pikë secila.

Në indeksin e vitit 2016, Danimarka sërish ka dalë e para së bashku me Zelandën e Re me 90 pikë, të ndjekura nga Finlanda me 89 dhe Suedia me 88.

Performuesit e mirë kanë nivele të larta të lirisë së shtypit, qasje në informacione të buxhetit, nivele të larta të integritetit mes njerëzve në pushtet, gjyqësor që nuk bën dallime midis të pasurve dhe të varfërve dhe të pavarur nga pjesa tjetër e qeverisë.

Në fund të indeksit për të dhjetin vit me radhë ndodhet Somalia me vetëm dhjetë pikë, e ndjekur nga Sudani Jugor me 11 dhe Koreja e Veriut me 13 pikë.

5 komente në “Indeksi i korrupsionit: Shqipëria arrin një rezultat rekord”

  1. Shqipetar i vuajtur says:

    Po Mero po. Shko nje here te besh dicka ne administrate. Do te te dali shpirti pervecse do te lesh gjith leket. Si tani si ne kohe te Berishes nje mut eshte situata.

  2. Al paci says:

    Nuk eshte njelloje si ne kohen e berishes, po eshte me keqe, ne kohen e berishes po te kishe nje pune ne administrate gjeje na nje militante dhe ai thoshte qe ky eshte me pd dhe te zgjidhej halli. Kurse tani dhe me ps te thuashe nuk te zgjithe njeri halle pa lek ne dore, administrata e tanishme esht me e pafte dhe me e korruptuare.

  3. Nacionalist says:

    Sorrosi e ka bere kete studim?
    Hani mut, se ia paskemi kaluar dhe maqedonise! Ka ndonje idiot qe i beson keto?
    Pra me koncesionet qe ne shqip dote thote leshimet, ose e Shqiperuar faljet e pasuriseshqiptare dikujt, ne kemi bere “Perparim”!

  4. Nacionalist says:

    Sorrosi e ka bere kete studim?
    Hani mut, se ia paskemi kaluar dhe maqedonise! Ka ndonje idiot qe i beson keto?
    Pra me koncesionet qe ne shqip dote thote leshimet, ose e Shqiperuar faljet e pasuriseshqiptare dikujt, ne kemi bere “Perparim”!!!!

  5. Al- banistan Allah Allah says:

    Ankoheni kot.Rrofte Rilindja e Edscobarit dhe Like Floririit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje