Ahmetaj replikon me Blushin: Gati të shkrepë të gjithë fishekët e Saliut

26 Janar 2017, 16:57Politika TEMA

Ministri Arben Ahmetaj ka replikuar me deputetin Ben Blushi lidhur me taksat dhe rritjen ekonomike.

Ahmetaj thotë se Blushi manipulon me shifrat qëllimisht dhe është i gatshëm të “shkrepë të gjithë fishekët e Saliut”.

Ja çfarë thotë ministri:

Nuk e them per here te pare qe Blushi eshte fillestar ne ekonomi. Por do ta them publikisht, sa here ky njeri ta shkruaje sipas qejfit librin e tij te llogarive te genjeshterta ekonomike. Sepse Blushi mund te kete plot te meta, por budalla nuk eshte, dhe kembengulja e tij ne padituri eshte me e rende se cdo e metë. Blushi ben sikur nuk kupton, sepse do qe te genjeje sa me shume njerezit dhe te merzise sa me shume ata qe kujton se do i shohin librat e politikave te tij te vjetra, si nje varke te re shpetimi!

Ai ben sikur nuk e kupton qe sot 97% e shqiptareve paguajne me pak taksa fale kesaj qeverie, te cilen Blushi e do te vdekur dhe per ta vrare, eshte gati te shkrepe te gjithe fisheket e Saliut. Fale taksimit te ndershem te kesaj qeverie, rreth 620 mije te punesuar ne shtet a privat, kane tre vjet qe mbajne me shume para ne xhep nga rrogat e tyre, sepse shteti u merr me pak taksa per rrogat. E ky lehtesim eshte 120 mln USD ne vit me shume per familjet shqiptare dhe me pak per arken e shtetit.

Po s’eshte vetem kaq, sepse fitimi i te pasurve apo kapitali, sic e ngaterron Blushi, qe eshte i vetedijshem kur fantazine romaneske e perdor per te shkruar librin e genjeshtrave te realitetit financiar, taksohet 15% tek fitimi i aktivitetit e me pas 15% si dividend, e pra 30%. Pra, jo sic thote Blushi qe u taksoka me pak “kapitali” sesa punonjesi! Nderkohe shtresa e mesme qe ai ka marre persiper “te mbroje” ne perpjekjen per te mbrojtur mandatin e tij parlamentar duke coroditur sa me shume njerez me perralla populiste, ka perfituar mbi 500 mln usd ne keto vite nga politika jone fiskale.

Kapitullin e sotem te librit te genjeshtrave ekonomike, e ka mbyllur duke thene mbi bazen e argumentave qe sapo hodha poshte, se kjo qeveri taksoka dhjamin me shume se trurin! Une i them mikut tim (se e kam edhe mik, e per dreq nuk e kursej dot me ne kete aspekt) se nese do te kishte vertet nje takse per dhjamin ne vend te trurit, me performancen e tij politike, do te kishte dhe ai kontributin e tij ne buxhetin e shtetit

2 komente në “Ahmetaj replikon me Blushin: Gati të shkrepë të gjithë fishekët e Saliut”

  1. Adem Adashi says:

    E thene nga ky ekonomisti me diplome anglishteje (letersi amerikane ne fakt dhe ve doren ne zjarr nese ka lexuar ne shqip ndonje autor amerikan), kjo merr shume kuptim. Vaj vatani, mjere mileti!

  2. Albi_I says:

    Qyqa none me te fol mesuesi i anglishtes per ekonomi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje