Blushi: Bashkim kombëtar, nëse Serbia merr Veriun e Kosovës

26 Janar 2017, 14:37Politika TEMA

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, ka kritikuar diplomacinë shqiptare në lidhje me situatën në Kosovë, duke kërkuar që shteti shqiptar të merret seriozisht me këtë çështje.

Për Blushin pasoja e vetme e ndarjes së Kosovës, do të ishte bashkimi i saj me Shqipërinë.

“Politikës sonë të Jashtme i mungon parashikimi, nuk ka sens parashikimi, është si të thuash të luash basketboll pa dorë. Duke qënë e dobët Shqipëria sot nuk ka se si ta ndihnmojë Kosovën. Investimi personal i Kryeministrit në Beograd sot nuk vlen asnjë gjë. Serbët nuk ia vlejnë miqësinë e çmuar që ai u ofroi pa kushte. Ata mendojnë se e kanë këputur Shqipërinë që sot nuk mund të jetë një faktor në problemin e Kosovës. Shqipëria është aktori më i dobët sot në Kosovë. Parlamenti duhet të merret seriozisht me çështjen e Kosovës. Unë kam propozuar një rezolutë në Komision të Jashtëm dhe do ishte mirë që të merrej me të, të kishte rezolutë në kushtet kur nuk ka një qëndrim sepse diplomacia jonë sot duhet ta bëjë të qartë se ndarja e Kosovës, ndryshim kufijsh në Ballkan, do kishte vetëm një pasojë. Nëse Kosova ndahet në veri, atëherë pasoja do ishte bashkim i Shqipërisë me Kosovën, pasoja e arsyeshme dhe e vetme nëse kjo ndodh. Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është i vetmi i arsyeshëm. Nuk do të ishte një Shqipëri e madhe por Shqipëri e re, jo e kërkuar nga shqiptarët por e provokuar nga të tjerët”, tha Blushi.

10 komente në “Blushi: Bashkim kombëtar, nëse Serbia merr Veriun e Kosovës”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Blushi ne sinkron me Berishen,per ndryshimin e temes kryesore te dites,korupsionin e familjes Berisha !

    1. Albi says:

      Per mua tema e dites eshte korrupsioni i qeverise. Jane deklaratat e FMN-se per ekonomine shqiptare. Nese donte te bente gje qeveria per familjen Berisha, ka pas 4 vjet kohe. Pastaj secili e vendos vete prioritetin e tij.

  2. Dardania says:

    O Blushi po a je ne vete ti dhe te tjeret?Kjo qe thua ti,edhe pse e ke qendisur me fjale te mira, do te thote, Serbi merre veriun,se ne duam qe te japim veriun ne kembim te bashkimit. Po bashkiminin tani per tani deri sa te forcohemi akoma,mund ta bejmeformalisht,te pashpallur juridikisht, dhe me vone e bejme edhe juridikisht ,dhe e bejm te plote,perfshire veriun. Bashkimi pa veri as sduhet te na interesoje,ashtu sic as sduhet te na interesoje Kosova e pavarur,e bashkuar edhe me luginen e Presheves,nqs mungon veriu.Le ta marre serbi gjithe Kosoven nqs ia lejojme veriun,sme duhet as Prishtina as prizreni as Presheva. Ia dini vleren veriut ju intelektual qe ofroni kaq kollaj toka per tu falur? E dini qe gjithe pasuria mineral ndodhet ne Mitrovice,shumica ne jug por dhe ne veri.Dhe aq me pak po erdhi serbia deri ne Iber, do ju rreje mendja se me ane te tuneleve nentokesore te fshehta,sdo e gllaberoje edhe pjesen tjeter te pasurise minerale ne Kosove? Po Per liqeninin e Ujmanit(Gazovodes) spaske degju fare Blush?Pa te liqen Kosova as uje per te mire sdo kete,as energji elektrike(sepse perdoret per termocentralet e Kosoves). E si do mbijetoka Kosova pa veri?Urgjentisht duhet te formohet Ushtria e Kosoves,te pakten aq persona qe duam ta mbrojme veriun,le te luftojme.Frikacaket,dezertoret dhe tradhetaret le te rrine duke bere deklarata. Kosova,dhe me pas Shqiperia Etnike,duhet bere e plote,dhe jo gjysmake.Pacifistat dhe kozmopolitanet me mire le te heshtin se sa te bejne dem me keto deklarata

  3. Aleksander says:

    ABSOLUTISHT JO !-Kush je ti mer birbo qe bèkèrke pazar me tokat shqiptare …ç’dreq shqiptaresh jeni,a jeni shqiptare ?!

  4. enter"" says:

    Ka nje Blushi te emancipuar por ka edhe nje Blushi komplet idiot e injorant.
    Kosova dhe thirrje te tilla jane pikerisht arma alternative per te sulmuar Ramen, ne mungese te platformave te qarta dhe bindese.

    Keta bejne thirrje te tilla pikerisht per te gjetur nje alternative si e si te heqin Ramen duke na parashtruar bashkimin kombetar.

    Ben Blushi..,..sali berisha…………………………………..JENI NJEREZ TE NDYRE

  5. xxxx says:

    e sakte blush por myslimont edhe ateistet do ti leme bashke e te shihni pastaj

  6. Populli Shqiptar says:

    Dakort po qe se e dergojme Blushin, Saliun, Bashen, Nishanin dhe sorollopin e tyre ne rresht te pare.
    Ne rresht te dyte dergojme reparted e zhdrejetesise me ne krye LLallet dhe Ajazet.
    Keshtu do ta kemi barazimin ne xhep. Edhe po humbem luften te pakten do qerohen keta bastarde qe kan qelbur Shqiperine per 25-vjet.

  7. Asus says:

    Blush, shkruaj ndonje roman se kosovaret e dine vet c’duhet te bejne me shtetin e tyre. Ata e dine mire ku u pikon catia e nuk kane nevoje per ustallare si puna jote. Nuk trajtohen fatet e nje vendi me koncepte biznesi, mer kete e lere ate. Aman, se na I cpifet me shkembimin e trojeve.

  8. evgjitngrenesi says:

    po pse mor blush,duhet të marre serbia veriun e kosovës e pastaj të bëhet bashkimi kombëtar? përse të mos bëhet njeherë bashkimi e pastaj shpëton edhe mitrovica nga serbët duke u bërë pjesë e shtetit shqiptar?
    pse ne ngelemi gjithmonë prapa në zhvillimet ndërkombëtare? inferiorë gjithë jetën ngelët.

  9. LORA says:

    Blush-dalzotes-krenarist-nano-kurva e vertetoi sot,pa ia kerkuar,se ate e kurdisin te njejtat agjentura qe e bejne kete,tash e dy dekada me dr.mortjen,,,,pikerisht ne ditet me te errta per kryeplakun e shqup-it.
    Sa te drejte paskan pasur socialistet e Elbasanit ,qe e delegjitimuan sy-nder-sy,,,ketu e dy vjet me pare.
    Ja ky eshte elektorati,,,te peshon sakte ,balle per balle.Po PS-ja ku eshte,,,pse I lejon mbajtjen e mandatit te votes socialiste ,ketij bastardi ????Apo I vijne embel plumbat e blush-ciprushit ,qelepirxhiut,pa din e pa iman ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje