Skandali i CEZ thellohet edhe më shumë, pasi një dokument zyrtar i vitit 2008, që mban firmën e ish-kryeministrit Sali Berisha, tregon se si një numër pronash shtetërore kaluan në mënyrë të pajustifikuar në varësi të Operatorit të Shpërndarjes, në momentin kur shitja e tij tek CEZ ishte paracaktuar.
Midis pronave që kaluan në varësi të CEZ ishte edhe TEC-i i Fierit, që me kapacitetin 160 mijë KW në vit ishte TEC-i më i madh në Shqipëri, përpara se të shkatërrohej dhe të shitej i gjithi për skrap, një tjetër aferëe qeverisë së kaluar nga e cila u siguruan me dhjetëra miliona euro.
Vendimi i Këshillit të Ministrave me numër 130, i vitit 2008, i datës 8 gusht, përcakton në faqen me numër 5744 dhe 5745, pikat 1 dhe 2, se me dhjetëra prona shtetërore kalojnë në varësi të OSSH, duke u hequr nga inventari i KESH-it. Inventari i bashkëlidhur është prej 1416 faqesh.
SHIH VKM 130/2008 – http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2008/PDF-2008/130-2008.pdf
Ky vendim nuk ka asgjë të dyshimtë në plan të parë, sikur dokumenta të publikuar rishtaz, pas dëshmisë së juristit të OSHEE, Romeo Karaj, të mos faktonin që vendimi për shitjen e OSSH tek CEZ ishte marrë që në vitin 2007, kur dyshja Kastriot Ismailaj dhe Shkëlzen Berisha “kopsitën” të gjithë dosjen dhe udhëruan ministrin Bode që të niste procedurat e privatizimit.
Shih dokumentin e bashkëlidhur –http://lexo.al/dokumenti-privatizimi-i-oshe-i-paracaktuar-ne-2007-n-shkelzen-berisha-urdheroi-boden-te-niste-procedurat/
Ditën e djeshme, Lexo.al publikoi dokumenta që faktojnë edhe mënyrën kronologjike se si u mor vendimi për privatizimin e OSSH tek CEZ nga Shkëlzen Berisha.
Mbetet ende e paqartë se cila është shumë që ka përfituar direkt nga kjo aferë familja e kryeministrit, por dihet që arkave të shtetit shqiptar, CEZ i shkaktoi një dëm prej të paktën 414 milionë eurosh (sipas vlerësimit të paqaritur më parë gjatë kësaj jave në Komisionin Hetimor Parlamentar nga ekspertët e dosjes).
NUK NA BEFASOJNE , CFARE KA BERE BERISHA ME SHOKET E TIJ NE KETE VEND, DUKE E KTHYER SI PRONE PRIVATE TE SHEQERES . CUDIA ME E MADHE PER TE GJITHE POPULLIN SHQIPETAR, ESHTE TEATRI QE PO LUHET . NE PERFUNDIM ASNJE NGA KETA NUK DO TE FUTET NE BURG 100%.
Ne Shqiperi gjithcka falet.
Dhe Hecet dhe Tecet. Dhe nafta, minierat, tokat grabiten. .te gjitha per koncesionet.
Eshte menyre falheje dhe grabitjeje dhe dhe koncesioni.
Ne ligj, dhe duke u mburrur qe nuk jane hajdute si Berisha.
Nje mut jane si Berisha si Ramiu.
Se kane nje popull te mbaruar qe rri dhe ben kardhillek, derisa i hedhin ne ere.
Po ta leme Gerdecin.
Pa zhurme eshte hedhur ne ere gjithe Shqiperia.
Nuk e prish njeri oren e kafes..dhe oren e bordellos
O artur shko qethu nje here se i zure frymen trurit te vogel. Te vjen keq per berishet ? Edhe ne na vjen. Prandaj duam ta çojme ne qeli, qe te sherohet nga semundja e babezise. Si the, nuk kalohet pleqeria vetem ? Eshte menduar edhe kjo Pune. Do ti sherbeje i biri dhe kusaret qe ngelen hoteleve duke braktisur saliun tani ne pleqeri .
Dhe habiten kete brekedhjeret pse populli do akoma Enverin
Do “integronte” Shqiperine ne EU me cdo cmim,,,,duke e shitur me gur e themel ,
me flamurin e kushtrimit shqup-s,-
“perreth krim-kuserimit-tregetimit te Shqiperise,te perbashkuar”.
Shpagimi I merituar ,edhe sa do te vonoje ???????