Trump mund të kthejë torturën me ujë për të luftuar radikalizmin?

26 Janar 2017, 10:57Bota TEMA

Presidenti amerikan Donald Trump tha se beson që “waterboarding”, praktika e marrjes në pyetje që cilësohet torturë, funksionon dhe se SHBA duhet të luftojë zjarrin me zjarr.

“Waterboarding” është praktika e derdhjes së ujit mbi fytyrën e dikujt të mbuluar me një leckë për të imituar mbytjen.

Kjo përdoret si teknikë marrjesh në pyetje, konsiderohet torturë dhe është e ndaluar nga SHBA.

Në një intervistë për ABC News, Trump tha se do të konsultohet me sekretarin e mbrojtjes James Mattis dhe drejtorin e CIA-s Mike Pompeo për hapat që mund të ndërmerren ligjërisht për të luftuar radikalizimin.

Presidenti Trump deklaroi se ndërsa grupet radikale i presin kokat njerëzve në Lindjen e Mesme, SHBA nuk po luan në kushte të barabarta.

Sidoqoftë, më herët, ish-drejtori i CIA-s, Leon Paneta deklaroi se do të ishte një gabim i madh nëse SHBA kthehet pas dhe përdor torturën. Por, sipas Trump, qëllimi i tij i vetëm është të garantojë sigurinë e SHBA-së.

“Shteti Islamik i bën të krishterëve gjëra që nuk dëgjoheshin që prej Mesjetës. Kam folur me personat në nivelet më të larta të inteligjencës dhe kur i kam pyetur nëse “waterbording” apo torturat funksionojnë, më kanë thënë se po. Personalisht mendoj se waterboarding funksionon”, deklaroi Trump.

Gjatë fushatës elektorale, presidenti i ri sugjeroi se mund të autorizonte përdorimin e “waterboarding” apo edhe masa më ekstreme mbi të dyshuarit për terrorrizëm.

Por, më pas e zbuti qëndrimin e tij, duke thënë se kurrë nuk do të urdhëronte ushtrinë të shkelte ligjet ndërkombëtare.

1 komente në “Trump mund të kthejë torturën me ujë për të luftuar radikalizmin?”

  1. dashamir says:

    jo po ti pyesin terroristet duke i perkedhelur sic bente i ziu obama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje