Themeluesi i forcës politike “Sfida”, Gjergj Bojaxhi mendon se politika shqiptare ka treguar degjenerimin e saj, në lidhje me rastin e Klement Balilit.
Reagimi:
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, njeriu që e ka promovuar Kelmend Balilin politikisht dhe ekonomikisht, tashmë kërkon mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për arrestimin e këtij personi.
Degjenerimi politik ka arritur kulmin. Kjo sepse arrestimi i Balilit nuk është as vullneti politik, e as personal i askujt prej politikanëve shqiptarë, por një veprim që kërkohet nga ndërkombëtarët.
A kanë ndërmend ta zbatojnë? Jo.
Thjesht e kanë kthyer në një çështje që të mund ta përdorin kundër njeri-tjetrit përpara zgjedhjeve.
Partia Demokratike akuzon Partinë Socialiste. LSI kërkon mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Presidenti përgjigjet pozitivisht. Zinxhirët e shtetit janë ngatërruar nga një trafikant. Ndërkohë, ligji dhe kërkesat e partnerëve ndërkombëtare nuk zbatohen.
Ky nuk është shteti që shqiptarët duan. Një shtet i vogël dhe i pafuqishëm përballë një të inkriminuari. Me këtë imazh nuk na pranon Evropa. Këtë imazh po na e imponojnë.
Sfida jonë është të sjellim te shqiptarët një shtet te i cili të kenë besim dhe siguri. Shqiptarët nuk duan një shtet mafioz apo të kontrolluar nga falangat e mafies, por duan një shtet që ka fuqinë t’iu ruajë fëmijët dhe familjen.
Një shtet për të cilin të jenë krenar. Kjo nuk është e pamundur.
Hik merr Bajge çobane , do na bosh lexsjon tani pas mbushe xhepin me Salen!!
Duhet te zhduken nga skena politike te tre partite qe jane mafia .
Konkluzion i drejte.Kemi simpati per Ju Z.Bojaxhi .Ju jeni i pari qe keni goditur Kreune LSI dhe vete LSI si “Kancer” ne politiken shqiptare.Po mundohen te bejne SHOW ,gjasme jane te ndershem dhe nuk jane te perzjere me Krimin e Organizuar,kurse ata vete jane ne krye te Koncilit te Korrupsionit.Kete gje e tregojne pasurite marramendese qe zoterojne.
Konkluzion i drejte.Kemi simpati per Ju Z.Bojaxhi .Ju jeni i pari qe keni goditur Kreune LSI dhe vete LSI si “Kancer” ne politiken shqiptare.Po mundohen te bejne SHOW ,gjasme jane te ndershem dhe nuk jane te perzjere me Krimin e Organizuar,kurse ata vete jane ne krye te Koncilit te Korrupsionit.Kete gje e tregojne pasurite marramendese qe zoterojne.
Zoti Moderator po ia fusni kot.Eshte hera e pare qe mbeshtes Gjergj Bojaxhine.