Mashtrimi i anglezit, si bëri jetë prej VIP-i duke shpenzuar 700 sterlina në ditë

28 Janar 2017, 13:33Lifestyle TEMA

Një mashtrues anglez ka bërë një jetë përrallore në dy hotele luksoze për 6 muaj, duke u hequr si një biznesmen i pasur.

Dëmi ekonomik i shkaktuar nga 47 vjeçari David Johnstone, shkon në 124 mijë sterlina. Ai prezantohej si menaxher i një banke zvicerane dhe shpenzonte 700 sterlina në ditë.

Johnstone përdori një kartë krediti të fshirë për të prenotuar suitën presidenciale në Park Regis të Birminghamit. Ushqimi i cilësisë së lartë, pijet dhe të tjera shërbime, përfshirë palestrën, qendrën e biznesit dhe spa-në ishin përditshmëri e tij, pasi bindi hotelet për ta kryer pagesën më pas.

Mashtruesi bëri një jetë VIP-i edhe në “AC Hotel” të qytetit. Ai u dënua nga gjykata e Birminghamit me 3 vite e 9 muaj heqje lirie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje