Në Rusi, as shtëpia nuk është një vend i sigurt

28 Janar 2017, 19:54Sociale TEMA

Shtëpia mund të mos jetë gjithmonë vendi më i sigurtë që keni menduar.

Olga Kilntsova ishte duke u kthyer në shtëpi bashkë me vajzën e saj të vogël, në Shën Peterburg, Rusi.

Por, pasi ka bllokuar derën për ta mbajtur të hapur, në mënyrë që të hynte me karrocën e fëmijës, ajo është goditur në kokë nga një kornizë e rrëzuar nga muri i pallatit.

Ajo ka mbetur e shtrirë në tokë për disa minuta, derisa dy kalimtarë afrohen për ta ndihmuar dhe njoftojnë shërbimet e urgjencës.

Ndonëse jashtë rrezikut për jetën, dëmtimet e saj kanë qenë mjaft të rënda dhe pas daljes nga spitali, i duhet të ndjekë një kurë mjaft të gjatë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje