Pamjet dramatike të një hoteli, teksa shembet në lumë në Peru, kanë bërë tashmë xhiron e rrjeteve sociale.
Hoteli “La Hacienda” u shemb pasi shirat e rrëmbyer të ditëve të fundit gërryen bregun e lumit dhe themelet e hotelit.
Megjithatë, hoteli me 50 dhoma ishte evakuuar më herët dhe për këtë arsye, askush nuk është lënduar.
“La Hacienda” ishte një ndër hotelet më të vjetra, i cili datonte qysh në kohërat koloniale.