Zbuloni se si do të jetë Tirana 2020

27 Janar 2017, 12:41Sociale TEMA
Zbuloni se si do të jetë Tirana 2020

Kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj vendosën sot pllakën e parë inaguruese në Sheshin Skëndërbej. Pas përfundimit të të gjithë punimeve nëntokësore, kaneleve kullues dhe kanalizimeve, puna për sheshin qëndror të kryeqytetit është duke u futur në fazën e saj përfundimtare dhe pritet të përmbyllet brenda pak muajsh.

Sheshi Skëndërbej është vetëm një prej tre projekteve madhore që do të përfundojnë gjatë këtij viti, së bashku me zgjatimin e Bulevardit “Zogu i Parë” dhe me mbikalimin e Unazës së Madhe, tek Shkolla Teknologjike, mbikalim që do t’i shërbejë direkt 100 mijë banorëve dhe që pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun në Tiranë.

5 komente në “Zbuloni se si do të jetë Tirana 2020”

  1. The Punisher says:

    Tirana ne 2020 do te jete me 2-3 ore uje ne dite. Me rruget cope cope, me puseta te hapura. Kazane plehrash te shkaterruar, balte , pluhur, mut gjithandej. Me pellitje te hoxhes te perzjere me tallavane qe bucet nga makinat me njerez qerose, hundderra kokcepsa. Me sharrabajka “simpatike” te zhgerryera me te njejtin buzkuq kinez, a thua sikur jane nga shtepia e femijes, si dikur.

    1. Kritiku says:

      Nderro “çorben” qe ha tek SHQUP-i, sepse nuk dukesh mire. Asnje mjek nuk ju sheron dot me.

  2. Albi says:

    Te gjithe parkimet me koncesione dhe kullat per oligarket e medias. Kjo eshte Tirana e Rama-Veliajt.

    1. enter"" says:

      O Albi, kjo kauca juaj eshte per te qeshur, ore, po te pyes, ca u be me ate lokalin e klientit apo kullen tek parku I lodrave per femije tek liqeni?????

  3. Jak-Boston says:

    Cfaredo qe te beni ne sheshin Skenderbej ska per te pasur te dukur persa kohe aty do te jete ngrehina sovjetike e quajtur pallati i kultures.
    Nuk ka nevoje per eksperimente, mjafton te hapni projektet e para luftes se dyte boterore dhe te vazhdoni me zhvillimin e tyre. Cdo gje tjeter jashte atij projekti eshte nje kancer ne qytetin e Tiranes.
    Ai qe ka dy pare mend ne koke nuk zgjedh kancerin .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje