Pamjet dramatike: Emigranti mbytet në Venecia, të pranishmit tallen me të

27 Janar 2017, 02:40Sociale TEMA

Një emigrant nga Gambia është mbytur në “Grand Canal,” në Venecia, ndërsa ngjarja ka shkaktuar mjaft debate në Itali.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shihet teksa i riu kërkon ndihmë, por të pranishimit jo vetëm nuk e kanë ndihmuar, ata madje janë tallur me të.

Sipas mediave italiane, dikush e kishte quajtur të çmendur dhe se vetë donte të vdiste.

Ndërkaq, në video shihet se të riut i janë hedhur tri kamerdare shpëtimi, të cilat ai nuk i ka arritur dot.

Autoritetet kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje