Një video tronditëse e filmuar nga një kamera sigurie, tregon momentin kur një kujdestare ushtron dhunë ndaj gruas së moshuar, për të cilën kujdesej.
Ngjarja ka ndodhur në Teksas, SHBA.
Brenda Floyd ishte punësuar për t’u kujdesur në shtëpi për 94 vjeçaren, por kur ajo i dha qenit të saj ushqim për njerëzit, Floyd ka humbur kontrollin dhe ka nisur ta godasë atë në kokë.
Ndërkohë, kujdestarja është pushuar nga puna pasi djali i të moshuarës vuri re shenjat e dhunës në trupin e saj.
Pas kësaj, Floyd është larguar për të punuar për pak kohë në një familje tjetër dhe kur u shpall në kërkim nga policia, u zhduk pa lënë gjurmë.
Ndërkohë, polcia e Teksasit ka vendosur edhe një shpërblim për këdo që informon mbi vendndodhjen e saj.