Miliona votues të paligjshëm, por Trump nuk jep asnjë provë

24 Janar 2017, 23:46Sociale TEMA

Vetëm disa ditë pas deklarimit të të ashtuquajturave “fakte alternative,” nga një prej anëtareve të kabinetit të Donald Trump, tashmë deklarohet se presidenti i ri i SHBA-ve, dyshon se në votime ka patur persona, të cilët kanë votuar në mënyrë të paligjshme.

Këtë e ka përforcuar edhe deklarata e fundit e Sekretarit për Shtypin në Shtëpinë e Bardhë, Sean Spicer.

I pyetur nga një prej gazetareve, ai tha se presidenti beson vërtetë se në gjatë fushatës, ka patur miliona votues ilegalë. Megjithatë, ai nuk ka mundur të bëjë me dije provat për këtë.

“Presidenti beson vërtetë se në votime ka patur miliona votues të paligjshëm, bazuar në fakte dhe studime që njerëz të tjerë i kanë paraqitur.”

Më herët, “Shoqata Kombëtare e Sekretarëve të Shtetit” në SHBA i ka hedhur poshtë këto dyshime, duke thënë se nuk janë dakort me presidentin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje