Ishte fillimi i vitit 1991, kur Kryepeshkopi Anastas i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, u caktua Eksark Patriarkal në Shqipëri. Në një intervistë eskluzive me Albanian Daily News, Anastas zbulon detaje të përpjekjes së tij për të ringjallur Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, plotësisht të shkatërruar prej vitit 1967 nga regjimi komunist, në këtë vend të Ballkanit.
“Më së shumti ne mblidheshin në gërmadhat e kishave, nën pemë ose përjashta në mbarë vendin dhe konstatova dëshpërim dhe shpresë” – thotë kryepeshkopi Anastas, në lidhje me përpjekjen sfiduese për zhvillimin e Kishës Orthodhokse të Shqipërisë, për të cilën, siç ai pohon, u bë një lypës ndërkombëtar.
Fortlumturia Juaj, si u zgjodhët Primat i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, dhe cili ishte reagimi juaj kur feja rilindi në Shqipëri, pas rënies së regjimit komunist?
Reagimi i parë ishte befasimi. Ishte fillimi i vitit 1991, kur mora një telefonatë nga Patriarkana Ekumenike e Konstandinopojës, që kishte përgjegjësinë për t’u kujdesur dhe mbështetur Kishat Orthodhokse në vështirësi, e cila më kërkoi të isha Ekzark Patriarkal në Shqipëri. Në atë kohë, isha profesor i Historisë së Fesë në Universitetin Kombëtar të Athinës, Kryepiskop në detyrë në Afrikën Lindore për organizimin e Hierapostullimit Orthodhoks dhe moderator (kryetar) i Komisionit dhe Konferencës për Misionin Botëror dhe Ungjillëzmin” të Këshillit Botëror të Kishave (studimet e mia pasuniversitare në Gjermani dhe shkrimet që vijuan u fokusuan mbi Fetë e botës dhe dëshminë e krishterë).
Mbërrita në Tiranë në korrik të vitit 1991. Pas kontakteve të para me udhëheqjen politike, vizitova qytetet kryesore dhe një numër të madh fshatrash ku tradicionalisht jetonin komunitetet orthodhokse. Në shumicën e rasteve, mblidheshim në gërmadhat e kishave, në vende të hapura poshtë pemëve dhe kudo, në mbarë vendin, vura re dëshpërim dhe shpresë. Mesazhi im i parë ishte: “Guxojmë të shpresojmë. Perëndia i dashurisë nuk ka për të na braktisur!”. Fjalët e para që mësova në shqip- atëherë isha 62 vjeç -ishin përshëndetja paskale: “Krishti u Ngjall”. Pozita e kryepiskopit, veçanërisht në rastin e Shqipërisë, ku Kisha ishte krejtësisht e shkatërruar, nuk ishte një fron rehatie, pushteti dhe lavdie, por një fron shërbimi me frymën e Kryqit. Jisu Krishti e përshkroi mjaft qartë këtë detyrë: “Ai që do të jetë i pari, duhet të jetë i fundit, dhe shërbëtori i të gjithëve”.
Cilët ishin hapat e parë për ringritjen e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë në atë kohë dhe ku e gjetët forcën për të kryer misionin tuaj? Cilët ishin mbështetësit tuaj moralë dhe financiarë?
Ne nisëm të meshonim, të predikonim dhe të qarkullonim Shkrimin e Shenjtë dhe Literaturën e krishterë në gjuhën shqipe. Organizuam një komitet, ku merrte pjesë një prift i moshuar dhe një laik nga çdo rreth për të përfaqësuar Kishën Orthodhokse në marrëdhëniet publike. Krijuam një seminar për përgatitjen e klerit vendas. Meqenëse nuk kishim godinat e nevojshme dhe mjetet për këtë gjë, morëm me qira një hotel në Durrës dhe e hapëm me shumë vështirësi Seminarin tonë atje. Pranuam studentë, me kusht, që të kishin përfunduar të paktën arsimin e mesëm. Me hirin e Perëndisë, gjatë shërbimit tim këtu, kemi shkolluar, dorëzuar priftërinj dhe kemi mbështetur në veprën e tyre më tepër se 160 nënshtetas shqiptarë.
Kur fillova punën këtu, nuk kisha asnjë premtim si për mbështetje financiare, ashtu dhe për njerëz që do të më ndihmonin. E pranova këtë sfidë me besim spontan te Perëndia dhe duke iu bindur në mënyrë të pakushtëzuar Kishës. E vetmja gjë e sigurt nga ana financiare për mua ishte pensioni nga Universiteti i Athinës. Për realizimin e projekteve të nevojshme, duhej të shkoja në drejtime të ndryshme: të shpjegoja, të bindja dhe të lypja. Trokita tek të gjithë miqtë e mi në Evropë, Shtetet e Bashkuara dhe Australi, duke kërkuar mbështetje nga fondacione dhe individë të ndryshëm. Lavdi Perëndisë, ndihma më erdhi nga drejtime që nuk i kisha shpresuar. Për hir të zhvillimit të Kishës Orthodhokse të Shqipërisë, unë u bëra një “lypës ndërkombëtar”, por gjatë kësaj rruge, e dija fare mirë se gjithmonë lypja për diçka shumë esenciale dhe aspak për veten time.
Sa i takon pyetjes, “Ku e gjetët forcën për të kryer misionin tuaj?”, më duhet t’ju kujtoj se e gjithë jeta ime është bazuar në sigurinë se Realiteti Suprem në univers është Perëndia i Dashurisë. Gjithmonë sjell në mendje vargun e mrekullueshëm të shën Joan Ungjillorit: “Perëndia është dashuri dhe kush qëndron në dashuri, rri në Perëndinë dhe Perëndia në atë”. Dhe jam i bindur se ky përkufizim rreth Realitetit Suprem është më i rëndësishmi, gjithmonë aktual dhe burim frymëzimi. Sigurisht, unë e di se ka shumë njerëz që nuk besojnë në Perëndi, ca më pak në Perëndinë e Dashurisë dhe ndoshta këta njerëz janë dyshues për keq, kur na dëgjojnë të flasim rreth bindjeve tona. Respektoj lirinë e tyre për të pasur secili idetë e tij, por unë nuk resht së frymëzuari prej besimit tim të krishterë, prej sigurisë së pranisë së Krishtit në çdo hap të përpjekjeve tona. Besoj me gjithë zemër se gjëja më e rëndësishme që ne mund të ofrojmë dhe të provojmë në këtë jetë është dashuria. Se përpjekja më esenciale e Kishës është të jetë një punishte e dashurisë që rrezaton dashurinë e Perëndisë.
Gjatë gjithë këtyre viteve, jemi përballur shumë herë me dyshime (veçanërisht për shkak të origjinës sime greke), me sprova, keqkuptime, akuza dhe shpifje. Në të gjitha situatat e vështira dhe sfiduese streha dhe ngushëllimi ynë ka qenë dhe është siguria se “Nëse Perëndia është me ne, kush është kundër nesh?” dhe në mënyrë të veçantë eksperienca e apostull Pavlit, sipas të cilit: “Mund t’i bëj të gjitha me anë të Krishtit që më fal fuqi”. Unë e kuptoj se kjo gjuhë për njerëz që kanë bindje të ndryshme fetare është e huaj. I përmend këto për të dëshmuar se ka një fushë të besimit dhe të përvojës, e cila na fal fuqinë shpirtërore për të kapërcyer pengesa dhe sprova. Besimi dhe lutja mbeten fuqia e fshehtë e çdo njeriu që përpiqet të ketë një marrëdhënie me Perëndinë dhe të shërbejë. Në këto përpjekje, nuk isha i vetëm; gjatë 25 viteve kam pasur bashkëpunëtorë të mrekullueshëm, pjesa më e madhe e tyre vendas, por edhe nga 4-5 klerikë të huaj dhe 5-8 laikë të ardhur nga vende të tjera, njerëz me frymë dashurie dhe sakrifice.
Është një fakt i rëndësishëm historik se në vitin 1912, me krijimin e shtetit shqiptar, nisi një fazë e re për Kishën Orthodhokse. Ardhja e pavarësisë politike solli kërkesa të përsëritura për pavarësinë e të gjitha komuniteteve fetare nga qendrat e tyre në vendet e tjera. Si e konsideroni atë periudhë?
Ky ishte një synim i natyrshëm (meqenëse shtetet e tjera ballkanike e kishin marrë Autoqefalinë prej Patriarkanës Ekumenike). Gjithashtu ishte e domosdoshme që autoqefalia të realizohej nëpërmjet Traditës dhe procedurës së duhur kishtare. Gjithashtu duhej të ruhej identiteti global kishtar si një gjymtyrë e Orthodhoksisë dhe shprehja vendore brenda Shtetit shqiptar. Zgjidhja u realizua më në fund pas një marrëveshjeje të ndërsjellë midis Patriarkanës Ekumenike dhe autoriteteve shqiptare me ofrimin kanonik të Autoqefalisë në prill të vitit 1937. Ashtu siç shkruhet qartazi në nenin e parë të Statutit të saj: “Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, që ka si themelues dhe Krye të saj Zotin dhe Perëndinë tonë Jisu Krisht është institucion hyjnor si prania dhe shfaqja në vend e Një Kishe të Shenjtë Katholike dhe Apostolike, e bashkuar në mënyrë të pandashme me Patriarkanën Ekumenike, me të gjitha Kishat simotra Autoqefale dhe ruan të paluajtshme burimet e besimit, d.m.th. Shkrimin e Shenjtë dhe Traditën e Shenjtë, si dhe Kanonet e Shenjta apostolike e sinodike”.
Në Traditën Orthodhokse, ne kemi një sistem sinodial: asnjë Kishë “Autoqefale” nuk është e pavarur në kuptimin e një institucioni shekullar. Ekzistojnë shumë marrëdhënie të brendshme të vazhdueshme dhe ndërvarësi. Siç u theksua edhe në Sinodin e Shenjtë dhe të Madh të Orthodhoksisë në Kretë, në 2016, “Kishat Orthodhokse Autoqefale nuk përbëjnë një federatë Kishash, por Një Kishë, të Shenjtë, Katholike dhe Apostolike. Çdo Kishë lokale ndërsa ofron Eukaristinë e Shenjtë, është prania lokale dhe shfaqja e Një Kishe, të Shenjtë, Katholike, dhe Apostolike. “Uniteti i Kishës Orthodhokse bazohet në radhë të parë në Eukaristinë dhe në vijimësinë e pandërprerë apostolike të episkopëve të saj”.
Në këtë kornizë theologjike ringritja e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, pas shkatërrimit të saj të plotë të kryer nga sistemi ateist, ishte e domosdoshme të bëhej sipas traditës orthodhokse. Patriarkana Ekumenike, që i dha Autoqefalinë Kishës së Shqipërisë, mori iniciativën e ringritjes së Kishës së shkatërruar. Çdo gjë është bërë sipas rregullit të saktë kishtar; ky fakt njihet jo vetëm në qarqet orthodhokse, por përgjithësisht në botën e krishterë.
Në nëntor të vitit 1967, Shqipëria u shpall shtet ateist- i vetmi i këtij lloji në botë dhe në histori. Në këtë shtet, të gjitha format e shprehjes fetare ishin të ndaluara me kushtetutë. Qindra kisha u shkatërruan dhe shumë prej tyre iu ndryshua destinacioni. Si e patë atë kohë të vështirë që kaloi populli shqiptar? Cilat janë disa nga përpjekjet dhe arritjet në punën tuaj për ringritjen e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë?
Para se të vija këtu, ndiqja me dhimbje dhe shqetësim të madh persekutimin e tmerrshëm ateist në Shqipëri. Shkatërrimi jo vetëm i ndërtesave fetare, por edhe i besimit në shpirtrat e njerëzve ishte padrejtësia më e tmerrshme. Çrrënjosja e besimit fetar nga ndërgjegjja e popullit ishte me të vërtetë një krim kundër njerëzimit. Por brenda meje ruaja sigurinë se Perëndia do të bënte mrekullinë e lirisë fetare, që do t’i dhurohej përsëri Shqipërisë.
Sa i takon përpjekjes sime, dua të shtoj në lidhje me ato që përmenda më lart rreth përgatitjes së qytetarëve të Shqipërisë për shërbimin ndaj Kishës, se në vitet pasardhëse ne ngritëm Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” në Durrës dhe dy shkolla të mesme kishtare me emrin “Kryqi i Nderuar”, si edhe një shkollë të muzikës bizantine, të gjitha me konvikt. Një prioritet kryesor, sipas standardeve të Orthodhoksisë, ishte krijimi dhe zhvillimi i Sinodit të Shenjtë. Sot Sinodi përbëhet nga kryepiskopi, gjashtë mitropolitë dhe një episkop. Dy hapa të tjerë të rëndësishëm ishin hartimi i Statutit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Marrëveshja me Qeverinë e Shqipërisë, që u bë ligji nr. 10057 dt. 22. 2. 2009, të cilat përbëjnë dokumentet legale bazë të Kishës sonë.
Gjatë kësaj periudhe, ne arritëm të ndërtojmë më shumë se 150 kisha të reja, të mëdha e të vogla, restauruam mbi 60 kisha e manastire-monumente kulture dhe mbi 160 kisha ekzistuese. Gjithashtu janë ngritur, blerë dhe rikonstruktuar më shumë se 70 godina për kopshte, shkolla, qendra rinore, qendra shëndetësore, seli metropolitane, shtëpi pritjeje, punishte, mensa për të varfrit etj. E gjithë vepra ndërtuese arrin në mbi 450 objekte. Janë botuar me dhjetëra libra teologjikë dhe shpirtërorë së bashku me periodikë të ndryshëm; Kisha Orthodhokse ka shtypshkronjën e saj. Janë formuar lidhjet rinore, lidhjet e grave dhe të intelektualëve; si edhe një stacion radiofonik, për të zhvilluar më tej jetën dhe dëshminë e krishterë.
Gjatë këtyre viteve një çështje primare ishte sigurimi i vazhdimësisë financiare për të gjitha përpjekjet në të ardhmen. Kjo ëndërr ishte më e vështirë për t’u realizuar. Me fuqinë e Perëndisë, në vitin 2016 arritëm të ndërtojmë një hidrocentral afër Librazhdit. Ky projekt pati katër parametra kryesorë: plotëson të gjitha standardet mjedisore, përdor vetëm burime energjie të rinovueshme, ndihmon në zhvillimin e infrastrukturës së Shqipërisë, duke kontribuuar në shtimin e energjisë që disponon vendi dhe ka një perspektivë të qartë sociale: të ardhurat e përftuara nga kjo vepër do të mundësojnë vazhdimin e veprës sonë shpirtërore, filantropike, edukuese dhe sociale.
Përveç fesë, a u përfshitë në projekte të tjera për të mbështetur njerëzit e zakonshëm, gjendja e të cilëve ishte e vështirë në atë kohë?
Gjatë periudhave të vështira që kaloi vendi (1992, 1994, 1997, etj.), ne u përpoqëm të lehtësonim gjendjen e popullit që vuante. Ofruam një ndihmë të gjerë humanitare, duke siguruar e shpërndarë mijëra tonë ushqime, rroba e medikamente. Një rëndësi të veçantë i kemi kushtuar edukimit të përgjithshëm, që evidentohet me ngritjen e rreth 30 shkollave në të gjitha nivelet” kopshte, shkolla fillore e të mesme, Institute të Formimit Teknik dhe një Kolegj universitar (Kolegji universitar “Logos”). Gjatë këtyre viteve kemi ofruar mbi 30.000 bursa dhe kemi ndihmuar mbi 11.000 fëmijë e studentë në shkollimin e tyre.
Në fushën e shëndetësisë, Qendra jonë Mjekësore Diagnostike “Ungjillëzimi” në Tiranë, ofron shërbime të kujdesit shëndetësor me kontributin e mjekëve të njohur dhe të pajisjeve mjekësore moderne. Gjatë 17 viteve të funksionimit të saj janë kryer më tepër se 2 milionë vizita dhe miliona analiza. Në disa qytete dhe në fshatra janë organizuar programe të tjera mjekësore në shërbim të banorëve. Gjithashtu kemi zhvilluar dhe mbështetur një numër të madh programesh sociale, ku përfshihen edhe projekte zhvillimi në zona malore.
Një përpjekje shumë e rëndësishme u bë në vitin 1999, kur mijëra refugjatë nga Kosova mbërritën në Shqipëri. Kisha jonë, në bashkëpunim me Kishat e tjera Evropiane, ndihmoi dhe strehoi mbi 33.000 refugjatë. Këto janë një pjesë e vogël e përpjekjeve konkrete që kemi realizuar, por në këtë intervistë nuk është e mundur të hyjmë në më shumë detaje (informacion shtesë mund të gjendet në faqen tonë të internetit www.orthodoxalbania.org, si dhe në botime të tjera të rëndësishme të Kishës).
Mbi 800 persona janë punësuar nëpër departamente të ndryshme, fondacione dhe institucione të krijuara nga Kisha, dhe kanë punuar gjatë gjithë këtyre viteve; duke i shtuar kësaj shifre edhe numrin e madh të punonjësve të kompanive të ndërtimit të cilat kanë punuar në shumë projekte të ndryshme të Kishës gjatë 25 viteve. Këto shifra flasin sado pak rreth kontributit social dhe financiar të Kishës për zhvillimin e vendit. Përmbledhtazi, Kisha jonë ka kontribuuar në mënyrë substanciale për rindërtimin dhe zhvillimin social e shpirtëror të Shqipërisë.
Cilat janë lidhjet dhe bashkëpunimi i Kishës Orthodhokse të Shqipërisë në nivelin ndërkombëtar?
Ne marrim pjesë me të drejta të plota në të gjitha aktivitetet e Kishave Orthodhokse. Vitet e fundit, Kontributi i Kishës sonë ka qenë shumë i rëndësishëm në “Sinakset”- Mbledhjet e Primatëve të Kishave Orthodhokse dhe veçanërisht në Sinodin e Shenjtë dhe të Madh të Orthodhoksisë në Kretë, qershor 2016. Kisha jonë është gjithashtu anëtare e Konferencës së Kishave Evropiane (Gjenevë), e Këshillit Botëror të Kishave (Gjenevë), si edhe e Konferencës Botërore Ndërfetare Fetë për Paqen (Nju-Jork). Është fakt i njohur se në të gjitha këto organizata ndërkombëtare, ne patëm një pjesëmarrje aktive (në Konferencën e Kishave Evropiane kam qenë zëvendës-president, në Këshillin Botëror të Kishave president dhe në Fetë për Paqe president nderi i kësaj organizate ndërfetare).
Shqipëria është vlerësuar për harmoninë fetare në vend. Si e konsideroni këtë fakt dhe cili është roli juaj në këtë përpjekje?
Edhe para se të vija në Shqipëri, isha anëtar i “Grupit Theologjik të Punës për Dialog me Njerëz të Feve dhe Ideologjive të Tjera”, të Këshillit Botëror të Kishave. Këtu në Shqipëri, ne jemi në një “dialog jete” të vazhdueshëm, me respekt të thellë për çdo person njerëzor pavarësisht bindjeve të tij fetare apo se çfarë idesh filozofike ose bindje ka. Që në vitin e parë, ne punuam për marrëdhënie të përzemërta midis kryetarëve të Komuniteteve të ndryshme fetare. Morëm iniciativën për krijimin e Shoqërisë Biblike Ndërkonfesionale. Gjithashtu kemi krijuar Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë dhe jemi bërë anëtarë të Konferencës Botërore të Feve për Paqen. Në përgjithësi, jemi përpjekur për promovimin jo vetëm të tolerancës, por edhe të bashkëpunimit vëllazëror dhe të bashkëjetesës harmonike. Ky fakt është njohur publikisht prej autoriteteve shtetërore. Harmonia fetare në Shqipëri, është një fryt konkret i përpjekjeve të ndërgjegjshme dhe të zellshme nga të gjitha komunitetet fetare gjatë gjithë këtyre viteve dhe duhet të vazhdojë të jetë një aset i vyer shpirtëror i shoqërisë shqiptare.
Tema, nuk na duhet se ç’thotë një ‘kalë troje’ i Greqisë për kishën shqiptare e cila do të ngrihej edhe sikur të mos ishte ky që na e greqizoi kishën dhe do na e greqizojë Shqipërinë. Për shqiptarët Janullatos është ‘persona non grata’.
+Anastas…na duhesh ketu ne alvania se pa kristiane ky vend behet si isis.
Mbas teje na duhet nje tjeter helen se keshtu i kenaqim turkoshqiptaret dhe baben e tyre.
Nje falenderim I madh per Kryepeshkopin tone, shkelqesine e tij Janullatos.
Ardhja e tij ishte nje bekim nga Perendia per ortodoksine shqiptare dhe popullin shqiptar.
Nje megalo EYXARISTO k.Anastasie,Ju jeni nderi i ORTHODHOXISE shqiptare dhe per kete gjithe orthodhoxet te urojne jete te gjate.
Per kuriozet,ndihmen e pare per RINGJALLJEN E ORTHODHOXISE shqiptare e dha nje prift danez ne formen e nje dhurate ne shumen 200mije dollare.
[perjashtohen gjithe te tredhurit[atheoi] nga nje mirenjohje e tille,sa per korraket sunite atyre varu [email protected]……..]
Edhe per ty nje megalo puco qe ta mend sa te jesh gjalle ,,ajde gamisu palio pushtara,gamimene,,,
Te dhente zoto jete hiresi.
Ah te dhjefsha mu ne goje o Anastas !!!
Ah te dhjefsha mu ne goje o Anastas !!!
Nderime dhe Respekte, nga thellesia e zemres, per ate qe keni bere per Shqiperine, por dhe per ato Ligesira, Maskaralleqe, Pa-besira, Intriga… qe te kane Ofruar, “patriotat” dhe “baballaret” e Kombit.
Ju i nderuar Anastas Janullatos nuk keni nevoje per Ne, por Ne per Ju…, Zoti te dhente Fuqi, per te na sherbyer dhe per te na Ndricuar me Fjalet dhe Hirin tende.
Lavdi Zotit qe te kemi afer.
Hahahaha Kryeb….q… qeni zgjebs i Asfalise shko more mortaje andej nga ke ardhur merr me vete edhe keto kafshe te liga e bageti qe te mbajn iso ne Shqiperi dhe ngrini bithen e shporruni nga keto troje arbnore
ushtttt turko arabo mongol
Tani,krahasoni fjalet e kryepeshkopit me jarget servile te olsi jazexhiut
Kisha Ortodokse Shqiptare e jo orthodokse o lugat me katër këmb.
Ju nuk jeni kryepeshkop i kishes autoqefela shqiptare.
Ju jeni,një lugat katerkëmbesh.
Gati harrova ti “pershendes”skllevërit seksual të lugatit perverz-janullojevigjitas që komentojnë per honorare simboloke si psh tgfs(një krijes e dobet incesti).
Thuhet “ortho” dhe jo “orto”, sepse fjala “ortho” do te thote “i drejte”, kurse “orto” eshte fjale e huazuar dhe e shqiptuar duke ndryshuar “th” me “t” dhe si e tille nuk ka kuptim te thuhet.
Ne e nderojme Kryepeshkopin e Nderuar ne te gjithe Boten per Kulturen aq te Gjere, per Humanizmin aq te Madh si dhe Ndihmen aq te Madhe qe i ka dhene popullsise vendase me dashurine e madhe te nje Shenjtori te Vertete.
Respekt per Figuren e Ndritur te Kryepeshkopit Shenjtor Janullatos, qe kurre nuk pranoi privilegje ne jeten e tij qe prej femijerise dhe qe ia dedikoi jeten e vet te varferve dhe njerezve ne nevoje ne Afrike e ne vendet me te varfra te botes, pa u ankuar kurre per veshtiresite e panumerta dhe duke dhene ndihme e kurajo me fjalet me te embla per njeriun, dashurine e madhe te Zotit per Njerezimin.
Presim komente nga te tredhurit e janullaposit……………bythofagos, enter bithqimi, adriatik rrotkari, etj.
Urojme te shporret sa ma pare jevgu i anadollit
Pse Janulla i pengon nje pakice,e nuk ju pngojn me dhjetra popa te sjellur nga spanja,portugalija,Venecuella,Kuba,rep Domenikane qe nji fjal shqip se dijn,po tana lutjet i kan te shkruara ne leter dhe menxi qe i lexojn,
Mortja thuaj na eshte ngjitur si muti mbas kepuce,kaq budallenj qenkan disa vulehumbur kur mendojne se Kisha ortodokse shqiptare Te udhehiqet nga nje gayrek antishqiptare.
Janullatos eshte gjarper helmus grek ka qellime djallezore antishqiptare eshte I pa deshirushem ne shtetin tone.sh qiptaret duhet te kene prift shqiptar, ajd janullatos non grada dhe bythlepirsit e tij qe Jan pro ti.
Se pari ti me qe ke vene emrin ” katoliku” nuk je kurre katolik se nje katotolik nuk shkruan kurre te tilla iditesira por je nje kafshe islamike ardhur nga anadolli qe na keni ardhur ne kete vend te begate dhe nuk na lini te bashkohemi me evropen .
Nga Janullaposi qe nuk tregon se kush jan Prinderit e tij,pritej te mos tregonte edhe “dhuruesit” e qindra miliona Eurove.
Çfar e kompromenton?-gjithshka,burimi i parave dhe konfrontimi me ligjin.
Asnje emer individi apo organizate!A ekziston vertet Shtet ne Shqiperi?
Janullaposi na qenka lypes “nderkombetare”?!-cilet jan pra keta “nderkombetare” qe ke trokitur per te lypur?
Trokite per lypur ne SHBA,Europe dhe ne Ausrali,por jo ne Greqi?!-hahahahaha………ky eshte djalli vete!
Kush jan keta fondacione dhe individe te ndryshem?
Te erdhi ndihma nga drejtime qe se kishe shpresuar?!-nga cilat drejtime?
Ke ngritur hidrocentralin ne Librazhd me fuqine e Perendise more idjot???!!!
Tani me binde 1000%,qe gjithshka mund te besosh,por kurresesi ne Zot.
Nje Kishe,si Kisha greke,qe ka ngritur genjeshtren dhe pabesine ne moral,
vetem antishqiptaret dhe klyshat e kurvave mund ti afrohen prane.
Po dhe Krishti ndë na thëntë Se – “jam grek, jakni pas meje”, Do t’i themi: – Pa mblidh mentë Se shqiptari s’vjen pas teje.
Petro Nini Luarasi
Gjithshka eshte e dokumentuar, sepse Kisha Orthodokse jep shembull te shkelqyer duke treguar se gjithshka duhet te jete ne sherbim te njerezve te varfer, atyre ne nevoje, te te gjithe njerezimit ashtu si duhet per ta nderuar Zotin.
Kryepeshkopi Janullatos eshte shembull i shkelqyer i virtyteve te rralla qe kane Shenjtoret qe i sherbejne me gjithe zemer Zotit.
Sa per Orthodoksin Petro Nini Luarasi, duhet thene se ne kohen e tij Shqiperia ishte ende nen pushtimin turk dhe greket nuk mund te benin dot asgje pa lejen e turqve qe qendruan ne Shqiperi per 500 vjet. Vete Petro Nini Luarasi ka thene se ne ate kohe armiqte me te medhenj te Shqiperise ishin pushtuesit turq. Kohrat ndryshojne dhe sot Shqiperia ka marredhenie shume te mira si me Turqine ashtu edhe me Greqine e vendet e tjera. Le te jetojme me harmonine e te tashmes dhe t’i themi meritat qe i takojne nje njeriu te Shenjte si Janullatos, per te cilin nuk mund te gjehet asgje e gabuar, por vetem miresi, dashamiresi e madhe per njerezit dhe per Zotin.
Qofsh i bekuar edhe ti se bashku me familjen tende e gjithe shqiptaret dhe paci vetem te mira…
Ptuuuuuuuuuuuuuuugojore lekurei miu. flet edhe ne emer. Zotit. Ptuuuuuuuuuuuuuuuso. sorre. e zezefare pedhofli.
“Lypsi” Janullatos!
Ashtu si shumë ekspertë të tjerë të huaj që ndiqnin rrënimin hapur dhe nën rrogos të ekonomisë shqiptare dhe të tregëtisë së saj të jashtme edhe”Lypsi” Janullatos vërshoi me të parët kur dominoja e fundit socialiste, shteti shqiptar ra, për të forcuar lavdinë dhe interesat e vendit të tij në dëm të popullit shqiptar të goditur keqas, të mbetur pa punë e pa shtet. Hirësisë së tij Janullatos i është djegur shpirti për ortodoksët shqiptarë, na ka qarë hallin, ka ndjerë dhimbje se na kanë munguar kishat aq sa nuk pushon së mallkuari komunistët, aq sa u kthye në “Lypës” ndërkombëtar për të gritur, sipas kësaj interviste, jo kishën por një perandori fetare të kompletuar brenda shtetit shqiptar dhe nën hundën e shtetarëve shqiptarë si një përbindësh që çdo sekondë gëlltit një nevojtar dhe i ngul më thellë thikën pas shpine çështjes dhe truallit shqiptar. Një intervistë e tillë përmbledhëse duket sikur po përfundon misioni i tij dhe bënë thirrje për ndere dhe dekorata! Më e mira është Urdhëresa Dhjetë me germa të arta!
Kur kishte kaq shumë “miq” nëpër botë që derdhën milionat e tyre për të mëkëmbur fenë në Shqipëri, pse nuk u bë lypës për vendin e tij, Greqinë e mbërthyer nga kriza pa fund, për t’i lehtësuar vuajtjet besimtarëve ortodoks grekë, bashkëatdhetarëve të tij me kisha shekullore, dhe për ta shpëtuar shtetin grek nga turpi se ka mbetur duke lypur me dorën shtrirë në mëshirën e investitorëve perëndimorë?! Perandoria fetare Janullatos, ashtu si kolegët e feve të tjera, i plotëson më mirë nevojat e fakirëve që ka nën hyqëm se sa disa institucione shtetërore. Si ndihen ata sot kur lexojnë bëmat “bamirëse” të një kleriku grek që ka uzurpuar Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe ndihet zot e i plotëfuqishëm në tokën tonë?! Hirësia e tij i ka tejkaluar detyrat për të cilat erdhi përveç njërës që nuk i ka ecur mbarë, dorëzimin kryepeshkop të një prifti shqiptar, nuk gjen kallëp që bamirësit t’i ngjajë dhe të shkojë i qetë paskëtaj! Kasandra.
Orthodhoksia nuk njeh kufij gjeografike, sepse Bota i takon e gjitha Zotit dhe ne krye te Kishes qendron kushdo qe do Zoti, dhe nje prej tyre eshte Kryepeshkopi i Madh e Shenjtor Janullatos.
Sa per dijeni, Kryepeshkopin Janullatos e ka caktuar Patriarkana e Stambollit, ne krye te te ciles eshte nje Orthodhoks Nenshtetas Turk. Nuk e cakton Kryepeshkopi pasardhesin e tij, por nje grup me njerez te shenjte te Kryesise Boterore te Kishes Orthodhokse, qendra e se ciles eshte ne Stamboll, ne Turqi.
Jepjani cezarit ate qe eshte e cezarit. Respekt