Xhevat Lloshin në Zululand: Shqipja nuk është varfër dhe po pasqyrohet cdo ditë. Është shkruar për herë të parë në shek.XII

23 Janar 2017, 20:30Sociale TEMA

Sot në Zululand, Nano pati sërish të ftuar Xhevat Lloshin, me të cilin vijoi bisedën e një jave më parë ku u diskutua lidhur me shkencën në Shqipëri.

Ndërsa sonte u diskutua për gjuhën shqipe. “A mund të themi se gjuha shqipe është më e varfër se gjuhët e tjera?” ishte një nga pyetjet e Nanos. “Shkenca gjuhësore nuk ka asnjë element racizmi apo inferioriteti kundrejt gjuhëve të tjera.

Gjuha mbulon nevojat e një bashkësie dhe nuk është e varfër për këtë bashkësi”, shprehet z. Lloshi. “Pasuria gjuhësore nuk i kalon 30.000 fjalë. Nga kjo pikpamje gjuha shqipe i ka kaq fjalë, që do të thotë se nuk është e varfër. Shqipja po pasqyrohet cdo ditë, dhe duhet hedhur poshtë kjo tezë që shqipja është e varfër.” shprehet ndër të tjera z.Lloshi.

Më tej, diskutimi u bë mbi pyetjet: Kur është shkruar Shqipja për herë të parë? Pse ajo është shkruar kaq vonë? Sipas Lloshit, dokumentet thonë se shqipja është shkruar për herë të parë në shekullin XV, por ai nuk do çuditej sikur të dilte një dokument që do provonte se shqipja është shkruar edhe në shekullin XII apo XIII, kur filloi të shfaqej organizimi politik i shqiptarëve në principata, e për rrjedhojë, kur lindi nevoja që të komunikohet në gjuhën shqipe. “Shkrimi lidhet me anën ekonomike shtetërore. Kur u krijua mundësia në Shqipëri që të ketë një shtresë politike, ekonomike, fetare e interesuar për të folur dhe për të shkruar për shqiptarët, kjo ishte në shekullin e XII.”-tha z.Lloshi.Do të ishte çudi, nëse shqipja e shkruar do të kishte lindur para shekullit XII, shtoi ai.

Nano e pyet, nëse do të ishte ndonjë dramë sikur një forcë madhore të bënte të mundur zhdukjen për fare të gjuhës shqipe. Dhe Lloshi përgjigjet: “Shkenca është njerëzore thellësisht, dhe do të konsiderohej për shkencën një humbje e madhe pa dyshim.”

Bisedën e plotë mund ta ndiqni në linkun

 

3 komente në “Xhevat Lloshin në Zululand: Shqipja nuk është varfër dhe po pasqyrohet cdo ditë. Është shkruar për herë të parë në shek.XII”

  1. Moisi Golemi says:

    Pyetje te tilla idiotesh vetem Muc Nano mund te beje.

  2. nuk ka tym pa zjarr says:

    Shqipja do zhduket shume shpejt. Do flitet vetem ne disa xhepa ose zona ashtu si gjuha rome.
    Arsyeja??????
    Globalizimi. Do vendoset avash si gjuhe ne administrate anglishtja paralelisht me shqipen duke u bere e detyrushme per nje punonjes administrate ta flasi. Dokumentet shteterore do shkruhen vetem ne anglisht shume shpejt.
    Fuqite kane experience 500-600 vjecare ne asimilimin e kolonive te tyre.
    Injoronti edi rama dhe shume gazeta dhe gazetare kujtojne se po na emancipojne duke na e shitur futjen ne europe si ecje perpara.
    Shqiperia po jep shpirt po ne si te pashpirt te verbuar nuk kuptojme.
    Bashke me enverin vdiq dhe shqiperia

  3. Nuri Gokaj says:

    Pershendetje Profesorit te nderuar per qartesine e mendimit dhe kembenguljen shkencore per te ndricuar probleme te gjuhes shqipe me interes per mjedisin shqiptar te sotem.
    Heren tjeter, i nderuar Z. M.Nano, do te ishte mire te flisnit per botimet e Profesorit, ashtu sic keni bere per personalitete te tjera te nderuar ne fushen e letrave shqipe.
    Keto emisione ia vlejne shume, mendja pasurohet dhe kthjellohet njekohesisht.
    N.Gokaj
    New York

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje