Në fakt, është fjala për emisionin komik “Saturday Night Live,” që ka sjellë një version satirik të presidentit rus, Vladimir Putin.
Ai shfaqet për të uruar amerikanët, por jo vetëm, për inaugurimin e Donald Trump.
“…Dje ne të gjithë, e bëmë Donald Trump presidentin e 45-të të SHBA-ve,” thotë Putin.
Ndërkaq, ai përpiqet t’i qetësojë amerikanët, duke thënë se e ka gjithçka nën kontroll.
“Amerika është gjëja më e shtrenjtë që kemi blerë ndonjëherë.”
Gjithçka vjen dy ditë pas inaugurimit të Donald Trump, dhe akuzave se Rusia ka ndërhyrë në fushatën presidenciale me anë të hakerave të shfrytëzuar nga Kremlini.
Fantastike.Humor i holle.Flet sa per 10 naliza e editoriale. I ka berr autopsine asaj qe ka ndodhur.Uroj qe nje dite te behet dhe ketu ky lloj humori.Le qe kush e kupton apo kafshet nga Bathorja
paske oreks per pak polinium edhe ti