Momenti dramatik, polici shpëton personin që kërkoi të vriste veten

22 Janar 2017, 00:42Sociale TEMA

Një oficer policie në SHBA arriti t’i shptëonte jetën një personi, i cili kërkonte të vriste veten.

Mark Hess mori një telefonatë në lidhje me rastin e një dhunë në familje dhe kur mbërriti në vendngjarje, gjeti Robert Bradley me një pushkë në dorë.

Gjatë përballjes, e filmuar nga kamera në makinën e policisë, Bradley i kërkon vazhdimisht oficerit të policisë që ta qëllojë.

Megjithatë, pavarësisht debatit që ka zgjatur pak minuta, Hess arriti ta kontrollonte situatën. Kur Bradley-t, në një moment i bie arma nga dora, ai arrin të ndërhyjë menjëherë, duke e neutralizuar atë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje