Nëse i ftohti i këtyre ditëve iu ka bërë të ankoheni, mendoni pak çfarë ndodh në Fairbanks, Alaska.
Temperaturat aty kanë arritur nën -50 gradë, madje minimumi i regjistruar ka qenë -59 gradë.
Temperatura të tilla nuk ishin regjistruar në Alaska qysh prej vitit 2012.
Ndërkohë, për të kaluar kohën, disa punonjës të shërbimit meteorologjik kanë dalë në rrugë duke hedhur në ajër një filxhan me ujë të nxehtë, për të parë çfarë do të ndodhte kur të binte në kontakt me ujin e ftohtë.