Presidenti i zgjedhur, Donald Trump është takuar me çiftin Obama në Shtëpinë e Bardhë dhe pas këtij takimi, ata i janë drejtuar ndërtesës së “Capitol,” ku do të zhvillohet edhe ceremonia e inaugurimit.
Duke nisur qysh dje në mbrëmje, në Washington ka patur protesta të vazhdueshme kundër presidentit Trump, por edhe mbështetësit e tij janë të shumtë.
Ndërkohë, më herët u raportua se një grup pro legalizimit të marijuanës, nisi ta shpërndante atë fare pranë vendit ku po mbahet ceremonia e inaugurimit.
E pranishme në ceremoni, është edhe ish-kandidatja demokrate, Hillary Clinton.
Më poshtë mund të ndiqni drejtpërdrejt çdo moment të ceremonsë.