Ndodh që ndihmat shkojnë me të gjitha mënyrat nga ana e shtetit në fshatrat më të thella të Shqipërisë, por mbeten aty pa u shpërndarë tek banorët që janë në nevojë. Kështu ka ndodhur dhe në bashkinë Klos të qarkut të Dibrës, në njësitë administrative Xibër dhe Suç.
Kështu kreu i njësisë administrative Xibër, Fitim Hoxha me gjithë ndihmën që ka marrë kjo zonë nga strukturat e shtetit, në destinacion tek njerëzit në nevojë nuk ka mbërritur asgjë. Kreu Hoxha të gjithë ndihmën e dhënë nga shteti për këta njerëz në nevojë e ka “magazinuar” në shtëpinë e tij dhe e ka marrë për vete, duke mos e shpërndarë tek banorët.
Banorët e kësaj njësie janë shprehur në lidhje me zhdukjen e të gjitha ndihmave ushqimore të dhëna nga shteti gjatë motit të keq dhe bllokimin e tyre në shtëpinë e administratorit të njësisë Xibër Fitim Hoxha, i cili njihet me emrin e tij të dytë “Julian”.
Ndonëse i shkon më mirë emri i parë “Fitim” për fitimet që nxjerr nga rrëmbimi për vete i të gjitha ndihmave të destinuara për banorët e njësisë së Xibrit në bashkinë e Klosit, Hoxha sipas banorëve, ka dhe probleme arsimore. Por këto janë objekt i hulumtimit të Ministrisë së Arsimit.
Por e njëjta situatë është dhe në njësinë administrative Suç dhe në veçanti në fshatin Kurdari ku kreu i njësisë Ilirjan Çeliku vepron njëlloj si Fitim Hoxha, duke mos shpërndarë asnjë pako ushqimi për banorët dhe duke i mbajtur të gjitha për vete.
Shqetësimi ka mbërritur dhe në strukturat e prefekturës dhe në kryeeqytet dhe pritet që të bëhet një inspektim i hollësishëm për këtë fakt.