Në një kohë që protestojnë për një edukim më të mirë, anëtarët e organizatës politike kanë zgjedhur që “dëshirën” tyre për kulturë ta tregojnë duke vandalizuar qytetin. Pak kohë më parë Bashkia e Tiranës nisi një projekt që realizohej për herë të parë në Shqipëri, ku ndërmarrja e dekorit zbukuroi të gjithë kutitë e energjisë ose ato telefonike që ishin në rrugët e kryeqytetit, duke i shndërruar ato në vepra të mirëfillta arti.
Punonjës të ndërmarrjes së dekorit kanë pikturuar personazhet vizatimorë më të dashur për fëmijët.
Por për fat të keq, pasditen e sotme, anëtarë të Organizatës Politike dhunuan këto zbukurime të kryeqytetit duke i zëvendësuar me zhgarravina.
Burime nga Bashkia konfirmojnë se ndërmarrja e dekorit do t’i ribëjë ato sërish, duke i kthyer ngjyrat kryeqytetit, dhe njëherësh buzëqeshjen fëmijëve që do të kenë mundësinë të shohin sërish personazhet e tyre vizatimorë në rrugët e kryeqytetit.
Po çpatën me to plehrat.I kishte bërë Bashkia shumë të bukura se ishin për faqe të zezë me njoftime vdekjesh e zhbllokime pusetash.Identifikoni ndyrësirat e rrasni brënda.
Keta maskarenj jane mesuar me plehra dhe nuk ju pelqen bukuria. Duhet te arrestohen dhe te gjobiten per demin qe ju kane shkaktuar taksapaguesve shqiptare. Nese nukm kane para te paguajne te futen ne burg. Kjo eshte menyra se si behet shteti dhe jo me ‘do t’i bejme prape’. Po ashtu Veliaj gjobiti SHQUPIN per demtimet qe shkatoj ne Tirane gjate demonstrates se dhunshme ku shkaterruan edhe bunkerin si dhe per papastertite qe hodhen neper rruget e Tiranes. A ja u mori bashkia parate ketyre maskarenjve. Qeveria duhet tju marre parate nga leket per zgjedhjet nese ata nuk paguajne demin qe i shkaktuan Tiranes. Vetem keshtu do te sundoje ligji.
BASHKIA E TIRANES , DUHET TE VENDOSI KAMERA NE CDO RRUGE . KETA VANDALE NUK MUND TE QUHEN SHQIETAR . NUK U KENAQEN ANTISHQIPETARET PER 25 VJET QE E RRENUAN KETE VEND ,ATA NUK I KENAQEN ZBUKURIMIT TE SAJ , DUAN TA SHOHIN TE SHKATARRUAR ,VETEM ASHTU ATA GEZOHEN .
URDHERUESIT E TYRE DO TE KENE PERFUNDIM TE HIDHUR . DITET E TYRE PO AFROHEN .
RROFTE SHQIPERIA .
TURP si sju vje. po ca faji ju ka kjo more njeri. ca te cmendurish qe jetojne ne kete vend
Kush jane keto nje grup te semuresh prej 10 vetash, qe rrine ne orgji tere kohes me njeri – tjetrin dhe mendojne se keshtu mund te perfaqesojne popullin tone. Po te pikturojne shtepine e tyre. Pse qytetin tone e gjetne ta bejne keshtu.
po futini ne burg keto maskarenj
ooooo sa gjynah po me vjen. femija im vdiste per keto. po pse o njerez te mire shkoni dhe beni keshtu veprimesh qe njerezit nuk i honepsin. keto jane per femije dhe jo per te shprehur ju ideologjite tuaja.
Cfare jane keta njerez pa shtyll kurrizore, si nuk i vjen turp qe dhunojne qytetin dhe artin?!! Nuk do arrij ta kuptoj asnjeher urrejtjen e PD, nuk zen mend kurre….
Cfare skandali!!!!! Ooo PD-ista mjaft me dhune se lat nam. O njerez idjot!!
Ca simbolizon 21, ndonje kode rrjeti terrorist! Keshtu i pelqen ta quajne PD-ne, Organizate Politike Terroriste??!! TURPPPPP!!!!!
Tirana vuan kaq shume pwr nje art te tille. Kudo ka vetem ngjyra te zbehta ste ze syri diçka te bukur
Mu be kaq qefi qe rruget e qytetit filluan te zbukuroheshin me te tilla vizatime por jo ska shance te ler shqiptari diçka tw bukur
Waaaa sa keq me vjen, cilet njerez mund te jene kaq te keqinj sa te prishin vepra arti.
Opo shum zgjaten dhe kaq se è kemi zakon ne si popullit vetem tw shkaterrojme çdo gje te bukur
Pleratttttt! !! Se mos na lene diçka te bukur ne qytet vetem te prishin e kane mendjen
Policia e shtetit fle gjume. Keto kabina jane ne pika kryesore te kryeqytetit e ku pretendohet se jane vendosur dhe kamera. Duhet t’i kishin kapur direkt por ky vend nuk ka per tu bere kurre perderisa askush nuk mban pergjegjesi per gjerat qe ndodhin.
Keta qurrashe nuk jane ekstremiste te majte, por adoleshente te vonuar. Dhe ju te Temes, si shume reklame po u beni ketyre spurdhjakeve.
Ah sa gjynah,sa me pasjon qe e bente ai artisti kte kur e kam pare nje dite. Ktyre thybriqave qe ka prish kto do prere gishtat, pocaqi njerz, mjellosha, prezaqer tja shkerdhesh ate qe i ka pjelle kte rrace te degjeneruarish
Ka mundesi qe ti kene bere ata qe dolen me SPAHIUN ne proteste.jane 2 ngjyra aty e zeze dhe e kuqe aleanca kuq e zi.injorant SPAHIU injoranta dhe ata qe i shkoine nga mbrapa
21 Janari kërkon dy herë drejtësi. Një herë penale, për të vënë përpara përgjegjësisë urdhëruesit dhe dorasit e vrasjes politike të katër qytetarëve në demonstratë. Herën e dytë shoqërore, për të ndrequr padrejtësitë që i shtynë katër njerëz të varfër drejt plumbave: papunësinë, shfrytëzimin, pabarazitë dhe nëpërkëmbjen.
Qeveria e sotme nuk ka bërë asnjë hap përpara për të thelluar hetimin dhe afruar vënien përpara përgjegjësisë penale të vrasësve të djeshëm. Përkundrazi, ajo ka bërë transfuzion politik me gjakun e 21 Janarit për të hedhur shumë hapa mbrapa në drejtësinë shoqërore. Sot vrasësit e 21 Janarit janë të lirë, ndërsa varfëria dhe persekutimi i të varfërve sa vijnë e thellohen. Sot të varfrit vriten në skela e miniera, në rrugë, burgje e spitale, kudo e kurdoherë për interes të një grushti politikanësh dhe biznesmenësh.
Boshllëkun e drejtësisë pushtetarët e sotëm duan ta mbushin me ekzibicionizëm artistik, siç është edhe pseudo arti i rrugës në Tiranë. Ndaj pikërisht sot, më 21 Janar, si aktivistë të Organizatës Politike vendosëm të ngjyenim me të zezë estetizmin qeveritar dhe të linim me të kuqe shenjën e drejtësisë së munguar: 21.
Kur politika bëhet estetike, estetikja duhet të bëhet politike!
ORGANIZATA POLITIKE