Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ishte për vizitë në fshatin Progonat ku zhvilloi nje bashkëbisedim me banorët që për disa ditë patën vështirësi për shkak të motit dhe dëborës. Ai tha se e gjithë zona ndërkohë ka pasur probleme të rënda veçanërisht me komunikimin. Para pak ditësh hapëm rrugën me mjetet e Ushtrisë. Dhe sot bëhen thuajse disa ditë rresht që shpërndajmë ndihma për familjet më në nevojë.
Moti na vuri përballë një sprove jo të vogël. Por në dallim nga vitet e tjera, në të gjithë Shqipërinë nuk kishte familje që u izolua për shkak të motit apo mbeti vetëm ose pa ndihmën e institucioneve shtetërore.
Të gjitha agjencitë shtetërore kanë qenë dhe janë në gatishmëri për të përballur çdo eventualitet lidhur me situatat e jashtëzakonshme të motit.
Ajo që është e rëndësishme është që ne të kuptojmë se në vështirësitë më të mëdha kemi nevojë për më shumë punë dhe më shumë energji për t’ju gjendur pranë njëri-tjetrit.
Ne do të vazhdojmë kështu me Emergjencat Civile, me Rezervat e Shtetit, me OSHEE-në, me strukturën e emergjencave të Ushtrisë, me emergjencat shëndetësore.
Pra, me çdo agjenci shtetërore e cila është në gatishmëri për t’ju përgjigjur qytetarëve që kanë më shumë nevojë në këto ditë të vështira.
Pushteti vendor dhe Bashkia e Tepelenës ka qenë e gjitha e angazhuar, Prefektura po kështu. Të gjitha instancat shtetërore janë në këmbë për të ndihmuar njerëzit.
Z. TAHIRI !
AJO ZONE ME NJEREZ TE MREKULLUESHEM NUK DUAN CA NDIHMA PER DISA DITE SE JANE TE ZOTE VETE TE USHQEHEN DHE TE JETOJNE EDHE PSE I MUNGON TOTALISHT KUJDESI I SHTETIT . PO MEQE KE VAJTUR DHE MIRE KE BERE SE NGA ATO ANE JE DHE VETE INTERSOHU TE TE SHTROHET RRUGA NGA BENCA DERI NE GUSMAR. LLAFE KEMI DEGJUAR QE DO BEHET POR KUR ??????
ME GJITHE ATO SUBVENSIONE QE JEP MINISTRIA E BUJQESISE SI NUK U JEPEN BLEGTOREVE TE KESAJ ZONE PER TE NDERTUAR BAXHO TE VOGLA PER TE PERPUNUAR QUMESHTIN QE MOS TE RROPATEN SARANDES PA PUNE DHE PA SHTEPI . DREJTORITE E BUJQESISE NE RRETHE JANE SI LUBI QE THITHIN GJITHE ATO FONDE QE JEP CE DHE TEK ATA COBANE QE RROPATEN NUK VETE ASGJE .
THONE NE ATO QE RRIHE HEKURIN SA ESHTE I NXEHTE EDHE JU NI NDIHMONI TANI QE JENI JU NE PUSHTET SE PO ERDHI QOFTELARGU …. AJO ZONE DO SHKRETOHET NGA IKJA E NJERZVE .