Shpërthimi spektakolar, 19 ndërtesa zhduken në 10 sekonda

22 Janar 2017, 22:48Sociale TEMA

Në një hark kohor prej vetëm 10 sekondash, 19 ndërtesa janë zhdukur në provincën Wuhan në Kinë.

Një bllok apartamentesh, të cilat arrinin gjer në 12 kate, u shembën njëkohësisht me shpërthim të kontrolluar, për t’i liruar hapësirën ndërtimit të një distrikti të ri biznesi.

Ndërkohë, banorët e apartamenteve ishin larguar disa javë më parë.

Sipas autoriteteve kineze, për shpërthimin u desh të përdoreshin pesë tonë eksplozivë, të shpërndarë në 120 000 vendndodhje të ndryshme përgjatë gjithë bllokut të ndërtesave.

Shpërthimi ka ndodhur në mënyrë të sinkronizuar, në një diferencë prej pak mikrosekondash nga njëri pozicion tek tjetri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje