Nuk janë foto lufte në fakt.
Janë fotot e disa ndërtesave të braktisura në kryeqytet, shumë prej të cilave ndodhen në zonat kryesore të Tiranës, si “Rruga e Kavajës” apo “Rruga e Elbasanit”.
“Duke qenë se bombat e fundit në çatitë e shtëpive të Tiranës kanë rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, është menduar që fotografitë të jenë bardh e zi”, shkruan Citizens Channel, që ka publikuar këto foto.
Shtëpitë, të cilat janë private, kanë një vlerë të madhe, pasi janë ndërtime të vjetra dhe janë pasuri e këtij qyteti.
Foto nga: Amarildo Topi