Familja e kishte denoncuar të zhdukur, Policia Bashkiake gjen djalin në rrugën"5 Maji"

24 Janar 2017, 11:03Sociale TEMA

Ata ishin heronjtë e heshtur të qytetit gjatë motit të acartë që përfshiu kryeqytetin pak ditë më parë duke ndihmuar qytetarët e shumtë që ishin në nevojë. Por përkushtimi i tyre vijon që të mbetet po i njëjtë edhe gjatë këtyre ditëve duke qëndruar pranë komunitetit për të parandaluar çdo fatkeqësi apo zgjidhur probleme të ndryshme që i shqetësojnë.

Gjatë kontrollit të territorit, efektivët e Policisë Bashkiake gjetën dje një fëmijë të pashoqëruar në rrugën”5 Maji”. Pasi u interesuan dhe konstatuan se fëmija ishte i vetëm, ata lajmëruan menjëherë Punonjësit e Policisë të Komisariatit Nr.4, të cilët morën fëmijën për ta dorëzuar pranë familjes.

Të shqetësuar për moskthimin e të birit në shtëpi, prindërit kishin nisur kërkimet për ta gjetur tek të afërmit dhe të gjithë shokët e vogëlushit, por nuk kishte asnjë shenjë. Të alarmuar për zhdukjen e djalit të tyre, ata kishin bërë denoncim në Komisariatin e Policisë.

Por, falë vëmendjes dhe përkushtimit të punonjësve të Policisë Bashkiake, djali i vogël u rikthye sërish pranë gjirit familjar duke i rikthyer lumturinë një familjeje.

Mësohet se ky nuk është rasti i parë për punonjësit e policisë bashkiake, pasi sikurse tregojnë ata, janë jo të pakta rastet kur fëmijët humbin prej syve të prindërve të tyre dhe ku është dashur ndihma e autoriteteve për të rigjetur familjen e të vegjëlve.

1 komente në “Familja e kishte denoncuar të zhdukur, Policia Bashkiake gjen djalin në rrugën”5 Maji””

  1. Aksi says:

    C’i keni keto artikuj patetitike si nga koha e “Vende dhe popuj”? Policia bashkiake i kthen lumturine nje familjeje. Po pse mo, c’do benin me nje femije te humbur, do e linin ne rruge? Apo pse paska qene femije i nje minoriteti ju paska bere pershtypje. Lereni policine te beje punen e vet se per keto gjera paguhet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje