EKSKLUZIVE/ Arrihet marrveshja, Partizani do të luajë në “Selman Stermasi”

24 Janar 2017, 21:12Sociale TEMA

Nga Fatjon Baze, TemA TV

Pas shumë diskutimeve ka marrë fund debati për çështjen e stadiumit se ku do të luajë skuadra tjetër e kryeqytetit,  Partizani.

Nga burime shumë të sigurta konfidenciale për “TemA TV”, mësohet se Bashkia e Tiranës, klubi i Tiranës dhe i Partizanit, kanë arritur marrveshjen që 15-herë kampionët e vendit të luajnë në stadiumin e vetëm të kryeqytetit “Selman Stermasi”.

Në këtë mënyrë në dy fazat e mbetura të kampionatit Partizani do ti zhvillojë ndeshjet në kryeqytet, duke shmangur udhëtimet drejt qytetit të Elbasanit ku ka zhvilluar dy fazat e para të kampionatit.

Një vendim që vlen të përshëndetet dhe nga ana e Bashkisë së Tiranës e cila mori një vendim të drejtë në favor të tifozave dhe tagsapugesve të kryeqytetit të cilët janë tifozat e Partizanit, që u jepet e drejta që të ndjekin skuadrën e tyre në kryeqytet.

Klubi i Partizanit i zhvilloi dy fazat e para të kampionatit në “Elbasan Arena” për shkak se në “Selman Stermasi” u lejua skuadra e Korabit marrveshje që u mbyll me një konflik mes dy klubeve për shkak të pagesave.

Kjo i jep një mundësi sportdashësve të Partizanit për të ndjekuar skuadrën e tyre në Tiranë, deri në ndërtimin e Akademisë së Kuqe e cila do të jetë një nga më të mirat në shqipëri.

TemA TV

3 komente në “EKSKLUZIVE/ Arrihet marrveshja, Partizani do të luajë në “Selman Stermasi””

  1. historiani says:

    Ai quhet stadiumi Dinamo dhe sa me shpejt stadiumi ti kthehet ekipit te cilit i perket historikisht Dinamos se Tiranes!
    Ate emrin Selemani Ndikumana Stermasaqi le te shkojne ta vendosin ne ndonje vend tjeter! Skuadra “Agimi-Tirana-17 Nentori-Puna-Tirona” e Tiranes e ka stadiumin e vet te Qyteti Nxenesve “Skender Halili”. Te mbaje vetem njerin nga dy stadiumet dhe pike!!!!

    1. DYPLLOMSHI says:

      o historian ato bardheblute qe thu ti jane venali..kurse dy skuadrat e tjera qe permen ti jane artificiale jo skuadra te tirones ….kshu qe te shkjone e ta gjejne stadiumin e vet ku e kane jo m tirone..m rregulll

  2. Qytetari says:

    Shum dakord me ty, historiani, je me se i sakte. Po kur ne krye te vendit erdhi nje ish bari dhish, i lindur e rritur bashke me dhite, u hakmorr me kete vend e shkaterroi cdo gje qe ishte bere ne kete vend. Ps. Sigurisht qe nuk doli vet e i shkaterroi, por i hapi rruge dhe i lejoi barbaret e tije, te shkaterronin cdo gje ne kete vend. Nuk ka pasur e nuk do te kete ky vend, nje barbar si ky.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje