OSHE: Sqarim në lidhje me deklaratën e kreut te PD

25 Janar 2017, 13:21Sociale TEMA
OSHE: Sqarim në lidhje me deklaratën e kreut te PD

Në lidhje me deklaratën e kreut të PD-së, i cili i referohet shkrimit të gazetës “Panorama”, sipas të cilës “31-vjeçari vrau veten se nuk paguante dot 80 mijë lekë të reja”, OSHEE sqaron se:

Së pari gjejmë rastin t’i shprehim ngushëllime familjes së shtetasit Klajdi Muça për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

Për hir të transparencës ndaj opinionit publik dhe për të hedhur poshtë spekulimet fillimisht mediatike e më pas edhe politike, sqarojmë se abonenti Klajdi Muça kishte një kontratë me OSHEE-në, dhe nuk kishte asnjë faturë me vlerë 80 mijë lekë të reja!! (kjo duket qartë nga sistemi i pagesave, bashkëlidhur njoftimit)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje