Ndeshja horror, basketbollistit i del syri nga vendi pas përplasjes

26 Janar 2017, 16:42Sociale TEMA

Ky është momenti i frikshëm kur basketbollistit Alex Mitchell, i cili luan për klubin “Neë Zealand Breakers,” është dëmtuar pasi i ka dalë syri nga vendi gjatë ndeshjes.

Mitchell ishte duke i ndërhyrë njërit prej lojtarëve kundërshtarë, kur është goditur dhe u rrëzua në tokë, ndërsa kamerat kanë kapur momentin kur syri i tij del nga vendi.

Ndeshja u ndërpre për 15 minuta, ndërsa basketbollistit iu dha ndihma e parë dhe u transportua për në spital.

Megjithatë, pavarësisht incidentit të frikshëm, raportet që erdhën më pas nga mjekët, bënë me dije se gjendja e tij nuk ishte aq serioze sa mendohej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje