Në intervistën e tij të parë si president, Donald Trump u shpreh për David Muir të “ABC News,” se Meksika do të paguajë për murin që do të ndërtohet në kufi dhe se negociatat mes dy vendeve, do të nsisin “relativisht shpejt.”
Megjithatë, Trump tha se fillimisht muri do të ndërtohet me paratë e taksapaguesve amerikanë dhe më pas, do të ketë një formë rimbursimi 100% nga ana e Meksikës.
I pyetur se kur pritet të nisë ndërtimi, presidenti tha se do të ndodhë “brenda disa muajve.”
“Sa më shpejt të mundemi, sa më shpejt të mundemi fizikisht,” tha Trump. “Unë do të thosha brenda disa muajve, po. Do të thosha brenda disa muajve – padyshim, planifikimi do të nisë menjëherë.”
Pak orë pas intervistës, Donald Trump firmosi dy urdhëra ekzekutivë, një prej të cilëve për komisionin e murit që do të ngrihet në kufirin me Meksikën. Urdhëri i kërkon sekretarit për sigurinë, që të marrë të gjitha masat për planifikimin, dizenjimin dhe ndërtimin e menjëhershëm të një muri fizik në kufirin jugor.
prap me murin e berlinit ky?
jam kurjoz se a do persritet historija e renies se murit te berlinit apo jo..
GJATESIA E MURIT DO TE JETE 3000 KM . ESHTE SA TIRANE – VIEN – TIRANE . POR QE MEKSIKANET DO TA BEJNE MURIN COPE ,PER TE KALUAR PERSERI .
muratori Trumpi ndertoi edhe murin e Mitrovices
muratori Trumpi ndertoi edhe murin e Mitrovices
.
ky eshte hitleri i amerikes dhe saliu joine ashtu eshte ne djall vafsh o monster e amerikes