Skandali i trukimeve/ CAS zbardh vendimin e argumentuar për dënimin e Skëndërbeut

26 Janar 2017, 14:12Sociale TEMA
Skandali i trukimeve/ CAS zbardh vendimin e argumentuar për dënimin e

CAS ka zbardhur argumentat e vendimit për dënimin e skuadrës së Skëndërbeut, e cila akuzohet nga UEFA për trukime ndeshjes.

Raporti prej 33-faqesh me argumentat e CAS, është publikuar nga faqja zyrtare e Departamentit të Sportit në RTSH, ku shpjegohet baza ligjore por edhe faktet sipas gjykates se arbitrazhit sportive.

Argumentat e publikuara nga CAS-i, tregojnë se në çfarë baze janë marrë vendimet që sollën dënimin e skuadrës kampione të shqipërisë, e cila u dënua me një vit përjashtim nga Kupat e Europës.

Në raport thuhet se, BSDF që është lëvizja e koefiçientëve në bazë të vlerave që vihen baste në Honk Kong Jockey’s, që quhet si kompania më e fortë e basteve në Azi, janë detyruar ta heqin nga bastet live skuadrën e Skëndërbeut ne mes te ndeshjes, sepse ka patur shumë  marramendëse që janë vënë që do të ketë gola pas minutes së 78-të në ndeshje të kualifikueseve për Uefa Champions League.

Gjithashtu, një tjetër fakt është dhe sjellja e dyshuar e lojtarëve të Skëndërbeut në fushën e lojës të cilët kanë pasur një performancë të dyshimtë.

Në një tjetër pikë tek argumentat e CAS shkruhet se  UEFA ka kryer një proces në dy faza për ndeshjet e fiksuara, para se ta përjashtonte nga pjesëmarrja nga Kupat e Europës për një sezon dhe më pas një sanksion të mundshëm disiplinor, të cilat mund të përfshijnë një pezullim të gjatë për Skëndërbeun nga pjesëmarrja në garat evropiane.

Një tjetër pikë në raportin e UEFA-s shkruhet se më shumë se 99% e klubeve nuk përmenden asnjëherë në ndonjë raport të basteve. Kurse klubi i Skëndërbeut përmendet më shumë se të gjitha klubet së bashku në Europe.

Gjithashtu, pak muaj më parë shefi i departamentit për Integritetin dhe Disiplinën në UEFA, Emilio Garsia, është shprehur se UEFA pritet që të marrë të tjera masa ndëshkuese për skuadrën e Skëndërbeut, duke zbuluar dhe dhe disa detaje të tjera në lidhje me institucionet shqiptare.

Garsia, ka shprehur hapur rezervat e tij përsa i përket institucionëve shqiptare, duke theksuar se ka pasur një mungesë totale bashkpunimi.

“Kemi bërë disa udhëtime drejt Shqipërisë, por vitin e kaluar ne kuptuam se kishim humbur mjaftueshëm kohë dhe parà. Ishte shumë e vështirë të punoje me autoritetet lokale shqiptare” ka deklaruar zyrtari i lartë i UEFA-s.

Emilio Garsia theksoi se UEFA ka mbetur e zhgënjyer dhe nga mungesa e bashkpunimit me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe prokurorinë të cilat kanë zvarritur çështjen e Skëndërbeut.

Pra, ajo që shihet qartë është këmbëngulja e UEFA-s, e cila po e akuzon drejtpërdrejt me fakte skudrën e Skëndërbeut se ka trukuar mbi 50-ndeshje, duke nisur që nga kampionati shqiptarë, kupa e shqipërisë, ndeshje miqësore, ndeshje në kualifikueset në Europa League dhe Uefa Champions League.

Një raport të cilin UEFA ka akuzuar drejtpërdrejt me emra dhe drejtuesit më të lartë të skuadrës korçare duke nisur nga, ish presidenti Agim Zeqo, Ridvan Bode, dhe presidentin aktual Ardjan Takaj.

Por, më e çuditshme është dhe heshtja e qëllimshme e Federatës Shqiptare të Futbollin e cila vijon të bëjë shurdhin përpara këtyre fakteve të UEFA-s, heshtje e cila lidhet drejtëpërdrejt me miqësinë e Kreut të Federatës, Armand Duka me donatorët e klubit të Skëndërbeut të cilët njihen për miqësinë e tyre të ngushtë.

Në një deklaratë për mediat, Armand Duka tha se CAS e ka mbyllur këtë çështje, pasi e dënoi me një vit dënim në Kupat e Europës Skëndërbeun dhe mbaron ketu kjo çeshtje, dhe s’ka pse t’i hiqet titulli.

Ndërkohë që ky raport tregon qartë që çështja vazhdon dhe Skëndërbeu mund të denohet me disa vite të tjera./ Pergatiti Fatjon Baze, TemA TV

 

 

2 komente në “Skandali i trukimeve/ CAS zbardh vendimin e argumentuar për dënimin e Skëndërbeut”

  1. Dibrani-UK says:

    Duka eshte shkaktari i denimit prandaj Ai duhet te pezullohet menjhere. gjithashtu Ai eshte i papergjegjshem, mafjoz dhe hajdut

    1. O tu mbyllte e mendjes says:

      Ca thu mer ti!? Duka e ka fajin qe drejtuesit e Skenderbeut kane bere trukime? Eeeeeeeeeeeeej fajin e kane drejtuesit e Skenderbeut dhe pike! Ata dhe ekipi i Skenderbeut duhen denuar dhe pike!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje