Sot afati i fundit i Gruevskit për të formuar qeverinë, varet nga BDI e Ali Ahmetit

29 Janar 2017, 10:14Rajoni TEMA

Kryesia e BDI-së edhe sot nga ora 14:00 do të vazhdojë bisedimet, ku pritet të vendoset nëse do të ndahet përfundimisht nga VMRO-DPMNE-ja apo sërish do të koalicionojë me Nikolla Gruevskin.

Në këtë mbledhje me siguri do të mësohet për vendimin e BDI-së sepse është afati i fundit i mandatarit Gruevski për të formuar qeverinë e re.

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani tha se bisedimet do të vazhdojnë prej orës dy të pasdites.

“Çdo opsion është i mundur por vetëm për një pikë jemi të sigurt se nuk lëshojmë për sa i përket gjuhës shqipe. Në tavolinë janë akoma të hapura të pesta opsionet që kemi përmendur edhe më parë, qeverisje me VMRO-DPMNE-në, qeverisje me LSDM-në, një qeveri e zgjeruar teknike, qëndrimi në opozitë dhe zgjedhje të reja në pranverë. Nuk na interesojnë partitë por programi dhe deklarata e përbashkët e partive shqiptare”, tha Osmani, raporton KP.

Ai përmendi edhe deklaratën e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili tha dje se nuk do të bëjë kompromis në asnjë moment për sa i përket gjuhës shqipe, duke thënë se “për këtë nuk lëshojmë pe”.

“Për sa i Speciales edhe kjo mbetet si kusht por ajo që mbetet si shtylla kryesore është ajo e gjuhës në të gjithë territorin e Maqedonisë. Ne do kapemi prej platformës dhe 4 kushteve, nëse dikush nga partitë maqedonase pranon ne jemi gati të bëjmë bisedime me të”, tha zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

1 komente në “Sot afati i fundit i Gruevskit për të formuar qeverinë, varet nga BDI e Ali Ahmetit”

  1. kombi says:

    ALI AHMUTI NUK NDAHET NGA GRUEVSKI , BASHKE KANE BERE SHUME PAZARE, QE KANE DEMTUAR SHQIPTARET DHE KETE HERE PERSERI E KA ME HILE PER TE SHKUAR NE ZGJEDHJE TE PARAKOHSHME .
    SKENARI ESHTE PREGATITUR ME KOHE NGA KJO DYSHE E NDYRE . KETO JANE VETEM LOJRA NE ORET E FUNDIT . MJERE ATA SHQIPETARE QE SUNDOHEN NGA ALI KERMA .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje