Peter Navarro, këshilltari për tregtinë i Donald Trump-it akuzon Gjermaninë se po përdor një euro me vlerë më të ulët për të përfituar ndaj partnerëve tregtarë.
Ai është një nga këshilltarët kryesorë ekonomikë të Donald Trump-it, në krye të Këshillit kombëtar të tregtisë të Shtëpisë së Bardhë.
Navarro tha për “Financial Times” se euro-ja për Berlinin është një “markë(monedhë) gjermane e fshehur”, që me vlerësimin e saj të ulët i jep Gjermanisë një avantazh krahasuar me partnerët e tjerë tregtarë.
Kështu hapet një front i ri komercial mes Washington-it dhe Berlin-it. Zakonisht, akuzat e hedhura nga Navarro-ja shigjetojnë Kinën. Drejtori i sapoemëruar i Këshillit të Tregtisë të Shtëpisë së Bardhë zhvendos në këtë mënyrë, goditjen ndaj atij që përfaqëson armikun e vërtetë të SHBA-ve, Gjermania e Angela Merkel-it.
“Ç’ekuilibri strukturor i shkëmbimeve që Gjermania ka me pjesën tjetër të Bashkimit Evropian dhe me SHBA-të, reflekton ndryshimin ekonomik të BE-së. Kështu që ky është një akord shumëpalësh, i fshehur si dypalësh”, deklaroi ai.
Sipas Navarros-, ekonomia e parë e zonës valutore është një pengesë e madhe e “Partneritetit transatlantik për tregtinë dhe investimet”.
Kjo është një deklaratë shumë e fortë dhe sipas analistëve vendos fjalën “fund” në negociatat për shkëmbimin e lirë, që tani për tani është lënë pezull.
“Gjermania vazhdon që të shfrytëzojë vendet e tjera të BE-së, ashtu si edhe SHBA-të, me atë që është një markë gjermane e fshehur, e nënvlerësuar shumë” tha Navarro.
Këto deklarata tregojnë një ndryshim të dukshëm të politikës krahasuar me ish presidentin Barack Obama dhe që shikonte te Merkel-i dhe te Gjermania aleatë të fortë tregtarë në “Kontinetin e Vjetër”.
Kjo ndërhyrje e Navarros vë në diskutim rolin udhëheqës të Gjermanisë në Evropë.
Një strategji që gjen përgjigje në aksin e ri me kryeministren britanike Theresa May.
Ky aks e ka çuar Britaninë e Madhe post Brex-it shumë më afër SHBA-së, sesa me BE-në.
Po sikur fushata e Trapit qe fokusuar tek Kina qe po ha te gjalle konkurencen apo kthejm timonin.. Importet dhe eksportet e Kines me ate te Gjermanise I ndan nje bote..
si ka mundesi,te zhvatet Amerika,nga nje Shtet i Natos,ku Amerika ben pjes.Navarro,te telefonoje me Merkel,dhe ta sqaroje,punen,dhe ti thote Jo zhvatjes.Thoni jo zhvatjes,latente kunder Amerikes,.mos kjofte i vertet muhabeti,kjo eshte kerkesa e lexuesve,Navarro,shikoi mire muhabete,a esh e vertet,apo jo.