Kamerat e sigurisë në një autobus në Kansas, SHBA, kanë regjistruar momentin kur një pasagjer tenton të dhunojë shoferen e atuobusit.
Por, përgjigjia i ka ardhur ndoshta andej nga më pak e priste.
Duke parë se askush nuk po ndërhynte për të ndihmuar, një i moshuar ka vendosur ta marrë vetë situatën në dorë, ndërsa ka nisur të godasë me bastunin e tij agresorin.
Siç shihet edhe në video, agresori përfundon i shtrirë në dysheme, ndërsa me vështirësi arrin të largohet.
Ndërkohë, bëhet me dije se shoferja e autobusit është përpjekur ta gjejë personin që e ndihmoi, duke ofruar t’i blejë atij një bastun të ri, si edhe t’i dhurojë një abonim falas për transportin public, në shenjë falënderimi.