'Popullimi'/Tahiri: Kjo është reforma më e madhe, korrigjon kaosin historik të adresave

30 Janar 2017, 11:51Sociale TEMA

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi se në fund të procesit të regjistrimit të popullsisë, që ka nisur edhe në terren, Shqipëria do t’i japë fund kaosit të më shumë se 2 dekadave.

Tahiri tha se ata që nuk e duan këtë reformë, kanë frikë nga një shtet më i drejtë.

Më tej ministri i Brendshëm shpjegoi hapat në të cilat do të kalojë procesi i ‘Popullimit’.

Jemi në fazën finale të një problemi historik të adresave, të dimë sa jemi dhe ku banojmë.

Në këto 2 dekada Shqipëria është zhvilluar, por sot ka zona, lagje, qytete që orinetimi bëhet me instikte rrethanore, shteti ka mbetur pas.

Sot ka zona dhe lagje që nuk egzistojnë, për regjistrat shtetërorë janë në errësirë.

Shteti ne letra është vite pas në disa zona, sesa Shqipëria e vërtetë.

Sot ka njerëz që kanë lindur me adresa si “Pallati me shigjeta”, “Fabrika e miellit” etj. Por Shqipëria që ne duam, nuk mund të jetë kjo.

Ne këtë punë e filluam nga themeli. E nisëm që në ditën e parë të punës. Pas një pune 2 vjeçare, me urdhër të Kryeministrit, duke marrë pjesë 20 institucione për konsultim, ndërtuam modelin e adresës.

Detyra numër 2 e jona, ka të bëjë me pasqyrimin në kohë, të lëvizjes së popullsisë. Sot ka shumë qytetarë që jetojnë diku, e vendbanimin e kanë diku tjetër. Ndaj ndryshuam ligjin, duke e bërë detyrim që qytetari të deklarojë vendbanimin sa herë ndryshon adresën. Në 6 muajt në vijim, qytetari mund ta ndryshojë falas adresën. Pas këtij afati nuk do lejohet qytetar që të banojë diku, e adresë ta ketë diku tjetër, dhe do të ketë gjoba për shkelësit.

Detyra numër 3 është ‘Popullimi’. Nga sot, 1200 invervistues do të trokasin derë më derë, për të bërë regjistrimin. Kjo është mënyra më e mirë, për t’u shërbyer qytetarëve.

Nuk do të lejohet që qytetari të mos japë të dhëna, ndaj do të përfshihet policia, sepse qytetari ka detyrimin të raportojë qëndrimin permanent.

Kjo është reforma më e madhe, deri më sot. Korrigjon kaosin e derisotëm. Ne jemi votuar për punë, jo fjalë”, nënvizoi ministri Tahiri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje