Ulja ekstreme në Siberi, avioni rrëshqet për disa minuta në pistë

29 Janar 2017, 01:41Sociale TEMA

Avionëve në aeroportin e Novosibirsk, në Siberi, iu duhet të përballen me kushte tejet të vështira gjatë uljes, për shkak të ngricës në pistë.

Në një video, tashmë të kthyer në virale, tregohet momenti kur një avion “Airbus” rrëshqet për disa minuta në pistën e ngrirë, aq sa për një çast rrezikon edhe përplasjen me një tjetër avion që gjendej aty.

Avioni sapo kishte mbërritur nga Pekini dhe fatmirësisht, asnjë nga pasagjerët apo stafi i ekuipazhit, nuk kanë mbetur të lënduar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje