Tirana nismë për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike, prodhohen 5 mijë trasta

29 Janar 2017, 14:23Sociale TEMA

Me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve që të reduktojnë përdorimin e qeseve plastike, aktivistë dhe studentë të arsimit profesional, me mbështetjen edhe të Bashkisë së Tiranës, prodhuan brenda një dite 5 mijë trasta. I pranishëm në këtë aktivitet ishte kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili e konsideroi ndotjen nga përdorimi i qeseve plastike si një nga problemet më shqetësuese me të cilin përballet sot qyteti ynë. Kryebashkiaku Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranës është e vendosur që të ndjekë politikën e reduktimit të përdorimit të ambalazheve plastike.

“Kjo është një nismë shumë e bukur! Këtë vit duam të reduktojmë totalisht qeset në Tiranë, madje në disa vende t’i heqim fare nga shitja. Më vjen mirë që edhe disa supermarkete e dyqane po e përqafojnë nismën tonë, e nga sot e tutje do përdorin trastat e rrobës dhe jo qese plastike”, tha Veliaj. Kryebashkiaku u shpreh se përdorimi i qeseve ka krijuar tepër probleme për qytetin, siç është rasti i bllokimit të kanalizimeve, por dhe në cilësinë e turizmit.

“Në kohën e gjyshërve tuaj dhe prindërve të mi, në Shqipëri nuk kishte qese plastike, pra të gjithë njerëzit përdornin trastën për të bërë pazarin. Sot, për çdo gjë ne përdorim qeset. Në Tiranë çdo ditë janë miliona qese që përdoren e që në fakt, është shumë problem për kanalizimet që na bllokohen, sjellin shumë probleme pasi konsumohen nga kafshët, si lopët e delet, përfundojnë nëpër lumenj e nëpër dete, dhe është e kotë kur themi se duam të kemi turizëm dhe çdo gjë është bërë pis me qese”, tha Veliaj.

Një prej aktivistëve të nismës, Ened Mato, vlerësoi rëndësinë e heqjes nga përdorimi të qeseve plastike, të cilat janë të dëmshme jo vetëm për mjedisin, por edhe për shëndetin e qytetarëve. “Me ndihmën e shumë aktivistëve, studentëve të arsimit profesional, me mbështetjen e Bashkisë dhe mbi 500 rrobaqepësve, arritëm të realizojmë një ëndërr që e kishim me dëshirën më të madhe për të thyer një rekord, për të qepur 5000 trasta për një ditë. Të sigurt se me një trastë mund të eliminojmë të paktën 500 qese në ditë, besoj se kemi eliminuar 250.000 qese, të cilat do të ishin nëpër lumenj e në det. Me fëmijët sot jemi bashkë si një skuadër e madhe, që po kuptojmë se trasta është zgjidhja më efiçente, më praktike për të zhdukur dhe eliminuar qesen dhe për t’i dhënë një mesazh gjithë qytetit të Tiranës, që e ardhmja dhe natyra e mjedisi do patjetër të përdorim trastën ditë për ditë, duke eliminuar qeset që janë aq të dëmshme për ne, për mjedisin”, tha Mato.

10 komente në “Tirana nismë për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike, prodhohen 5 mijë trasta”

  1. Andi says:

    Trastat jane blere ne kine nga ekovolis dhe jane me toksike se qeset nderkohe qe ky bq hiqet sokur i ka qepur ktu. Skandal

    1. enter"" says:

      nxirr provat qe eshte keshtu sic thua ti, apo mos te ka thene qytetari dixhital???

  2. kujtesa says:

    E jo dhe kaq shifra te fryra,dreqi ta haje!
    Me nje traste prej rrobe,une e di shume mire qe i sherbej mjedisit dhe shoqerise!
    Une do e perdor trasten me gjithe qejf per te bere blerjet ditore te familjes time.
    Por jam shume i sigurte qe une,ne familjen time nuk kam cuar ndonjehere 500 qese plastike ne dite!
    Kjo eshte e tepert te thuhet!

    1. enter"" says:

      Pse jeni kaq i trashe? Veliaj nuk tha qe ti harxhon 500 qese plastike ne dite, thote qe NJE TRASTE ZEVENDESON 500 QESE…

  3. beni says:

    sh mire si ide. por si behet llogaria qe nje vante ose traste eleminon 500 qese ne dite. nuk ka shans . nje cante.do ta kete nje person ose familje se.sado.pazar t beje.nuk i harxhin 500 qese ne dite
    dhe dicka qeset dalin nga qarlullimi me.ligj .kjo nuk lihet ne vullnwtin e njerezve.

  4. ..... says:

    POçe ke kte urrejtje mer çun per kryetarin e bashkis dhe nese i ka bler dhe nese i ben vet tek e fundit ben nje gje te shkelqyer qe sot po e ben ter bota , ti ose je kafsh e pa edukuar ose je nje cop injorant qe xhdo gje te mir qe shikon ne kte vend nuk te pelqen , o gazeta mos i pranoni komente ktyre njerezve se nuk perfiton gje shoqeria nga njerez qe jan komplet kontravers me ter boten e qe zihen me rrobat e trupit.

  5. Mandi says:

    Cnuk ben ky fik per te fituar pak publicitet. Na e shpifen ngado te navigosh dalin po keta surreter pucranjoze

  6. krejzi says:

    As e imagjinoj dot veten duke bere pazar me trajse si gjyshet. Shkoj ne market, e mbush makinen fuoristrade plot e perplot me ushqime te futura ne qese plastike, edhe i sjell ne shtepi rehat rehat. Po dilkam une tani ne kembe te shkoj te pazari i fshatareve me trajse ne dore, edhe pastaj te kthehem po ne kembe, ose te perdor biciklete se na u ndotkerka ambjenti. Puuu kurren e kurres! Ky komunist paska lajthitur fare!!! Njerezit bejne mire te kuptojne qe vetem sepse Erioni ka kufizime ne trurin e tij, nuk jane aspak te detyruar te jetojne ne baze te brrockullave qe ai nxjerr cdo dite nga goja. Eshte bere si ata obsesivet kompulsiv qe kane manine e pastertise dhe te vendosjes simetrike te gjerave. Eshte ftof ne tahare Erioni edhe u dashkemi ftof edhe ne. Yyyyy larg qofte!! Mire qe po na i lyen pallatet e rruget me ngjyrat e palloit, po po na tregonka edhe trajset tashi. Gjithmone problematik keta meshkujt socialist, gjithe manira gjithe fiksime. Do mbroje planetin nga qeset ai. Ngeli planeti te mbrohet nga nje vend i pjerdhur si Shqiperia. E vetmja gje qe mbrohet eshte interesi politik i Veliajt per t’i mbajtur njerezit te ndrydhur tu i dhone bicikletes me trajse ne timon.

  7. zambi says:

    keni harruar pjesen “.. per here te pare ne shqiperi…”

  8. bibi says:

    Une mbaj mend qe ne kohen e tim-eti, gati 30 vite me pare, kshte letra ( 2 lek te vjetra) qe mbanin deri ne 2,5kg.. Pse nuk prodhojne te njejten forme se qeset plastike por me materjal leter…

    ( nuk kam asgje kunder ketyre cantave dhe ketij kryebashkiaku te cilit gjithenje e me shume po i pelqen publiciteti , por kjo qe them une eshte nje alternative shume e realizueshme)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje