Arta Dade: Presidente? Nëse propozohem nuk them "Jo"

1 Shkurt 2017, 16:33Politika TEMA

E ftuar në emisionin “Vila 24” në News24, deputetja e PS-së Arda Dade është shprehur për çeshtjen e zgjidhjes së presidentin dhe mundësinë e zgjedhjes së saj si presidente.

Ajo ka qartësuar se bashkë me një grup deputetësh kanë kërkuar që presidenti të zgjidhej nga populli, por nëse do propozohej kandidatura e saj, ajo është shprehur se nuk do t’i thotë “Jo”.

“Nuk po loboj për t’u bërë presidente. Nuk e di nëse emri im është lakuar nëpër gazeta. Besoj se nuk ka rëndësi që presidenti të jetë burrë apo grua. Gazetarja më bëri pyetje a mund të bëhem presidenti, dhe unë thashë pse jo. Bashkë me Blushin e Hafizin, e një grup deputetësh kemi kërkuar që presidenti të zgjidhet nga populli. Nëse do të ishte kështu pse jo, do të kandidoja. Dua të inkurajoj të gjitha gratë që të jenë më optimiste për t’u angazhuar në politikë e detyra të tilla”, është shprehur Dade.

Ajo ka komentuar edhe zhvillimet brenda koalicionit qeverisës, si dhe dorëheqjen e Blushit si kryetar grupi.

“Sa i takon koalicioni, do të thosha se këto nuk duhet të mos ngrihen mbi baza parimore. Nuk dua të them se nuk duhet të ngrihen koalicione përtej të majtës apo të djathtës, por këto në përgjithësi nuk kanë funksionuar. Blushi ka bërë një akt që nuk ia kanë vlerësuar, kur ka dhënë dorëheqjen si kryetar i grupit vetëm sepse 6 deputetë votuan Bamir Topin. PS vërtet është një forcë shumë e madhe dhe ka mbështetjen e njerëzve, njerëzit duan të shohin edhe të zbatuara politikat e së majtës”, vijoi Dade.

Dade ka shprehur pak a shumë të njëjtin qëndrim si z. Meta për deklaratat e Manjanit pas shkarkrimit, duke i mbështetur faktit se kush ka denoncime për të bërë t’i drejtohet Prokurorisë.

Do t’i referohesha asaj që tha Meta dje, cilido që ka diçka për të denoncuar le t’i drejtohet organit të akuzës. Unë kam qenë edhe vetë ministre, dhe kur kam patur pakënaqësi i kam shprehur. Por nuk më pëlqeu retorika që u bë. Besoj se largimi i një ministri është autoritet i kryeministrit. Në nivelin lokal dhe në mënyrë të veçantë për luftën kundër kanabisit dhe trafikimit të paligjshëm, padyshim që qeveria është e angazhuar. Ka rezultate, po gjithmonë ka vend për ta përmirësuar këtë gjë”, u shpreh Dade.

3 komente në “Arta Dade: Presidente? Nëse propozohem nuk them “Jo””

  1. LORA says:

    Une jam nje e majte qe nuk dua te te shoh ty ,Arta Dade ,presidente te Shqiperise.
    Boll e gjellite ti Te Majten.

  2. ..... says:

    TI na duhesh pa tjetr presidente te heqim nje bujar dhe te vem nje bujaresh , presidenti nuk duhet plitikan se na jeni shpifur te ter perdit ne televizor , duhet historian dhe me integritet , te jet nacionalist ta doj vendin e vet , se na jeni shif jeni ber te ter njish me antishqiptaret nuk po ju mer vesh me njeri kush jeni nga vini e ku po shkoni na jeni shpif , nuk jam fare dakort un qe shkruj jam socialist po sjam dakort per ty .

  3. Ilir says:

    Ik moj e korruptuar se nuk do bëhesh kurrë ti presidente…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje