Kryeministrin serb dhe atë grek i takon halli i përbashkët antishqiptar

1 Shkurt 2017, 09:38Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

Një kryeministër grek, komunist- trockist qesharak, dhe një kryeministër serb që e do Serbinë në Bashkimin Europian, por që, të dy bashkë, i çmend një Shqipëri e fortë në aleancë me Amerikën – dolën këto ditë hapur kundër Kosovës.

Kjo pritej, ashtu siç pritej që të dilnin pro tyre edhe hallexhinjtë e korrupsionit shqiptar: Meta dhe Berisha. Kanë dalë prej disa muajsh këta të dy kundër çështjes çame dhe Himarës, se në të vërtetë janë katundarë politikë shqiptarë të sëkëlldisur, që mendojnë se historia e re e alencës shqiptaro-amerikane dhe përkrahja gjermane dhe europiano-perëndimore për Reformën në Drejtësi, është një çështje thjesht morale e të drejtave të njeriut dhe e demokracisë në Shqipëri, që nuk zgjat. Kurse në fakt kjo është një çështje shumë e mprehtë e cila, para së gjithash, ka lidhje me historinë. Ngjashmërisht, edhe të dy kryeministrat, ai i Athinës dhe ai i Beogradit, kanë lidhje me historinë, se janë emisarët e fundit të antishqiptarisë ballkanike; por, edhe Meta e Berisha kanë lidhje me historinë, si shitësit e fundit të interesit kombëtar shqiptar.

Sot ketu, në këto 28000 kilometra katrorë të Shqipërisë, janë përplasur intetesa të mëdha të Perëndimit në dy drejtime: në ekonomi dhe në gjeopolitikë. Në ekonomi luajnë miliarda, kurse në gjeopolitikë, shqiptarët mbetën të vetmit miq realë të Perëndimit në Ballkanin Perëndimor, ashtu sikurse ka thënë që para mëse një shekulli politika austrohungareze.

Në fakt, politika shqiptare prej 10 vjetësh, ka qënë kundër reformave institucionale dhe reformës në drejtësi që ka kërkuar Uashingtoni, pa të cilat nuk mund të kishte dot as aleancë reale politike me Uashingtonin dhe as investime europiano-perëndimore për të sjellë parametrat e tregut shqiptar me ato të tregut të përbashkët të Bashkimit Europian. Por ndërkohë gjithçka ka hyrë në hullinë e progresit real shqiptar, sepse gjatë vitit 2016, me forcë politike të drejtpërdrejtë, Uashingtoni ia arriti t’ia marre klasës politike të korruptuar shqiptare reformën kushtetuese ku implementohet Reforma në Drejtësi. Pikërisht këtu qëndron frika Meta – Berisha, sikurse edhe frika e Beogradit dhe Athinës, që i paskan varur shpresat te Meta dhe te Berisha kundër kësaj Reforme.

Por edhe kryeministri shqiptar duhet të ketë kujdes se marrëveshja që ka me Uashingtonin është e vetmja politikë për të. Një politikë mendjelehtë dhe kundër interesit amerikano-shqiptar në Ballkan, e çon edhe këtë në sëkëlldinë Meta – Berisha.

Reforma në Drejtësi tani është e pandalëshme. Gjyqtarët filluan dje të japin dorëhrqjen, dhe Parlamenti Europian po dje u kthye i tëri nga Tirana, kur vijoi me impenjim të fortë politik nxitjen me kusht të procesit të Reformës në Shqipëri. Dhe kjo muk mumd të jetë e rastit – dorëheqja e gjyqtarëve përcaktoi fillimin konkret të Reformës në Drejtësi.

Administrata e re amerikane shkoi edhe më tej kur kërkoi ngritjen e ushtrisë shqiptare në Kosovë. Sigurisht që këtë do t’ia kërkojë edhe Tiranës, se është normalitet politik: kur në një vend pleksen interesa të mëdha ndërkombëtare ekonomike dhe gjeopolitike, forca ushtarake e atij vendi është domosdoshmëri.

Kjo po ndodh në të dy shtetet shqiptarë në Ballkan: “ata duhet të armatosen”. Dhe këtë po e kërkon Uashingtoni me politikën e re. Normal: duhej të ishte bërë. Vetëm NATO nuk mjafton. Kjo riarmatosje e dy shteteve shqiptarë në Ballkan do të jetë risia që pritet të ndodhë shpejt. Prandaj kjo është arsyeja që, të shqetësuar nga fenomeni i ri shqiptar në Gadishullin Ilirik, dy kryeministra shtetesh në krize, kryeministri grek dhe ai serb, u takuan në Beograd. Dhe folën nonsense politike edhe kundër Kosovës, kur Kosova është sot influencë tërësore amerikane. Në fakt ata i tremb fermentimi real i idesë kombëtare reale shqiptare, dhe avancimi i botës shqiptare në Ballkan. “Po sikur të forcohet kjo botë tani që duket se Maqedonia do të dominohet nga shqiptarët? Po shqiptarët e Çamërisë, po genocidi grek kundër shqiptarëve të Çamërisë? Po ortodoksët maqedonas që po deklarohen shqiptarë? Çfarë mund të ndodhe me shqiptarët e malit të Zi?” – këto janë pyetjet që duket se bënë së toku bashkë në Beograd dy kryeministra shtetesh të drobitur, që ende duan të jetojnë kundrejt shtypjes së shqiptarëve në vendet e tyre. Por e kanë fare kot: Kjo është koha e shqiptarëve… keni për ta parë!

Shikojeni me përbuzje! – te këta të dy kryeministra që s’kanë kohë, kërkon të mbështetet për të mbijetuar korrupsioni shqiptar, përkatësisht Meta dhe Berisha. Në fakt kjo ka qënë një sëmundje e vjetër shqiptare, sepse shqiptarët gjithmonë janë shitur te fqinjët nga pseudokrerët e tyre. Por kjo sot është krejt e krejt një kotësi. Kot së koti dhe fare kot. Procesi i riformimit real të shtetit shqiptar dhe i të gjithë botës shqiptarë në Ballkan ka filluar. Për të gjitha ato që u përmendën më lart: Ai nuk mund të ndalet!

11 komente në “Kryeministrin serb dhe atë grek i takon halli i përbashkët antishqiptar”

  1. tfgs1 says:

    o kar me syze,o vemje e pafytyre ,o plehre, ai kryeminister [Tsipras] po mban me buke 1mln barkthare sunitoshqipfoles…….ptuuuuuuu bastard!

    1. Fshatari says:

      Me buke po i mban puna e tyre o tfg ndersa me p…dh po i mban motra jote

    2. aristidh guma e kishte hak parakolpin says:

      mos u nxej turkofagos ss edhe ti sunit ke qene para se me fillu me ja mor ne goje janulles per 300 €

    3. .......!!!!!? says:

      O te [email protected] ropt e shpise ty dhe qipras o rrum bythe ,o palio adherfara !,

    4. pirdhuni ne qipro ! says:

      Shqiptaret po punojne ne greqdhi …or morr bithe greki !!!!1 Kush ne Londer Berlin Gjeneve …bruksel…etj thote qe po ju mbajme !!!!kur jeton me punen tende ,djersen tende…. Koha juaj ka mbaruar ”Tenxherja me kapakun” ..sic i pershkruante i madhi FISHTA greqdhine e serbdhine do gatuajn vec hale per vehte…Koha po e provon Te njenjten gje flasin tash 100 vite ! Edhe greqdhia do marrin leksione nga ALEANCA JONE ! E DINE MIRE ATA !

  2. vio says:

    Kot.Greqia me Serbine as qe krahasohen fare..Serbia vetem krijon probleme asgje tjeter.

  3. polik says:

    Taku eshte bere si nosferatu dhe profecite e tij ,bota e ndau shqiperine shume vite me pare per pamundesine dhe pa zotesine e shqiptareve per te krijuar shtet.Te armatosesh shqiptaret eshte si tu japesh deleve shkopa bejzbolli per tu mbrojtur nga ujqit ,dhe kur nje goditje te del bosh perfundon pre e tij .Dy shtete te rrenuara ekonomikisht nuk kane nevoje per tanke dhe makineri qe as edhe nuk i furnizojne dot me nafte ,por per ekonomi dhe mireqenie ,edhe luften kemi mangut per te perfunduar si ukraina

  4. xxxx says:

    Varu kkk ketyre dy tocave Vucic eshte nje palle kkk qe nuk di se cfare do nje here keshtu nje here ashtu kurse ky jevgjiti anadollak i Athines brekegrisur nuk di ku ka koken me 500 miliarden borxh edhe me keq tani qe Gjermamia po mendon per nje terheqje nga paketa e ndihmes per keta parazite pra Grexit pune b..q…

  5. LORA says:

    Taku,Shqiperia e kishte ushtrine,te armatosur si jo me mire,,,,,,
    nuk gjete zotrote nje fjale per pergjegjesit antishqiptare perbindsha te shndrimit te Ushtrise se Shtetit te Shqiptareve ne nje coftine,me tere makinerine e saj shndruar ne 26 vjtet e fundit ne skrap ??????
    Taku,ne jetojme prej mijra vjetesh ne Ballkan jo per te perbuzur fqinjet tane te perhershem,,,por (ne kushtet e gjeopolitikes se ketij shekulli) per t’i bere shume hyzmetin prosperimit te gjithe hapesires ku jetojne shqiptaret dhe paqes reale ,ne nivele dinjitoze partneriteti, edhe me fqinjet tane.E kjo eshte detyra e jone, Taku,,,boll u kreshperove me jankite,,,,,,si shqup-sat brekedhjere me trapin Trump ;qe u duket (rrejne vedin ,pa piken e turpit ) se e kane futur prej kohesh ne xhep.

  6. duno says:

    O Taku KARRI . O zagorit i pierdhur . Pse ben sikur haron qe ai kopili me babe shqiptar Aleksander Vucic eshte mik i Edvin Kristaq Zogollit kopilit te pseudombretit , dhe nuk eshte me i rezikshem per shqiptaret sec jane keta plehrat tane qe na vjedhin e na plackitin perdite ne emer te qeverisjes . Aleksander Vucic eshte engjell per shqiptaret krahasuar me Edvinin , Ilirin , Hashimin , Ramushin Isain Lulzimin Saliun e gjithe zuzaret qe kane qeverisur e qeverisin ne te dya anet e kufirit . Jo me kot Konica thoshte se armiku me i madh i Shqiperise jane vet shqiptaret , perfshire edhe ty o avokat i leshit

  7. capi dhia says:

    Te ishte Enveri gjalle, SPARTI, shume do te kishte levduar. Sepse edhe Ai gjysmen e gotes shikonte. Sepse edhe Ai boll u lodh qe moralin lart popullit te ia mbante. Dhe kur populli ose Shqiperi ra – vdiq. Ngaqe shume lart ngritur e kishin. Megjithate, me mire me frymen qe ti percon sesa me Tradhetaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje