Ky është momenti kur një person ka ndërprerë në mënyrë dramatike një dasmë në Brazil, ndërsa ka hapur zjarr ndaj të ftuarve.
Video tregon momentin kur ai hyn në kishë menjëherë pas çiftit dhe pas disa çastesh, nxjerr një pistoletë dhe nis të qëllojë ndaj të ftuarve.
Sipas policisë, shenjestra e tij kanë qenë një baba me të birin, të cilët ishin shoqërues të çiftit dhe mendohet të kenë patur lidhje me vdekjen e djalit të vrasësit.
Ata kanë mbetur të plagosur, ndërsa janë dërguar me urgjencë në spital, ku iu janë nënështruar ndërhyrjeve kirurgjikale.
Ndërkohë, policia ka raportuar se ka kryer kërkime në të gjithë zonën, por pa arritur të lokalizojë agresorin.