Ishte menduar që të ishte shumë ndryshe kur forcat e udhëhequra nga NATO-ja u zhvendosën në Evropën Juglindore, në Bosnjë e Herzegovinë, Kosovë dhe ish Republikën e Maqedonisë.
Ndërhyrja i dha fund armiqësive e perspektiva e demokracisë dhe integrimi Euro-Atlantik supozohej që do ta udhëhiqnin krahinën drejt paqes dhe prosperitetit.
Për fat të keq, gjërat nuk shkuan në këtë mënyrë.
Elitat autoritare në forcim e sipër po kënaqin veten me retorikë armiqësore, duke kërcënuar në rindjezjen e tensioneve në këtë krahinë.
Përpjekje për ta stabilizuar dhe destabilizuar krahinën
Ndërhyrja e NATO-s ishte e suksesshme në ndalimin e luftimeve si në Bosnjë e Herzegovinë ashtu edhe në Kosovë, e po ashtu edhe në ndalimin e gjendjes së luftës në ish republikën jugosllave të Maqedonisë.
Për më tepër që integrimi i gjithë krahinës në institucionet euro-atlantike ofronte më shumë qetësi për Evropën Juglindore si edhe një mundësi për të lënë pas luftërat e shpërbërjes së ish Jugosllavisë.
Për shumë vite u duk se progresi ishte bërë.
Të gjitha vendet në këtë krahinë janë bërë pjesë e Partneritetit për Paqe të Alenacës, pasi Bosnjë Herzegovina, Mali i Zi dhe Serbia u bashkuan në 2006.
Gjithsesi, Kosova e cila ende nuk e kishte deklaruar pavarësinë në atë kohë, ende nuk është një anëtare e kësaj aleance.
Shqipëria dhe Kroacia u bënë pjesë e NATO-s në 2009, kurse Mali i Zi u ftua në Dhjetor të 2015-ës.
Ish republika jugoslalve e Maqedonisë ka qenë anëtare e Planit Veprues të Anëtarësimit të NATO-s (MAP) që prej 1999.
Bosnja u ftua të bëhej pjesë e MAP-it në 2010, edhe pse aktivizimi i saj u kushtëzua nga zgjidhja e një çështjeje kyçe që shqetësonte mosndryshimin e pronësisë ushtarake (ende pezull pavarësisht progresit).
Kroacia u bë pjesë e BE-së në 2013. Shqipëria, FYROM, Mali i Zi dhe Serbia janë shtete kandidate.
Bosnja dhe Kosova kanë nënshkruar marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Bosnja aplikoi për anëtarësim në shkurt të 2016-ës.
Procesi i integrimit evropian dhe Euro-Atlantik sigurisht që kontribuoi në mbështetjen e reformave dhe ndërtimin e stabilitetit në shtete që u bënë pjesë e NATO-s dhe BE-së nga Europa Qendrore dhe Lindore.
Gjithsesi ato ishin krijuar për të asistuar hyrjen në institucionet ndërkombëtare, jo të menaxhonin konfliktet.
Kompleksiteti i pesë çështjeve kombëtare të bllokuara shqiptare, boshnjake, kroate, maqedonase dhe serbe e trashëgimia e luftës dhe pastrimi etni ka provuar se është përtej mjeteve të krijuara për t’u marrë me to.
Pavarësisht se BE-ja dhe SHBA-të i kushtuan shumë vëmendje zhvillimit në Evropën Juglindore në gjysmën e dytë të 1990-ës dhe në vitet e para të shekullit të ri, prapë përkushtimi i tyre u ul, pasi ato tani janë fokusuar në konfliktet aktuale më shqetësuese në botë.
Për më tepër, shanset e rritjes së dëshirës së shumicës së kësaj popullsie për më shumë lidhje të forta me Perëndimin për ndryshim thelbësor varen mbi të gjitha nga perspektiva reale e anëtarësimit.
Në BE tani ka probleme të brendshme, krizë ekonomike, shqetësimi ndaj emigrantëve dhe Brexit, kështu që edhe perspektiva është zbehur disi.
Për pasojë, reformat kanë ngecur, elitat autoritare kanë forcuar pushtetin dhe irredentizmi është rikthyer në axhendën politike.
Influenca e Rusisë
Përveç dëmtimt të influencës perëndimore, vakumi i krijuar i ka hapur rrugë Rusisë që të ndërhyjë përgjatë gjithë krahinës.
Pa harxhuar shumë kapital financiar dhe politik, Moska është përpjekur që të shtojë ndjenjën anti-Perëndim, në veçanti mes serbëve, të forcojë regjimet dhe të dëmtojë perspektivën e mëtejshme të integrimit Euro-Atlantik.
Veçanërisht Rusia ka investuar në median serbe. Radioja “Russia Today” transmeton në serbisht, ndërsa website “Sputnik” promovon pikëpamjen botërore të vendit tek serbët.
Qeveria ruse gjithashtu ka investuar në sektorin energjitik në Serbi dhe Republikën Srpska (entitetin dominues në Bosnjë). Mbi të gjitha ka përdorur pushtetin në organizatat ndërkombëtare dhe në veçanti Këshillin e Sigurisë së OKB-së që të mbështesë pozicionet serbe.
Rusia kundërshtoi fushatën e NATO-s për Kosovën dhe gjithmonë ka përdorur vendin e saj të përhershëm në OKB për të mbështetur qëndrimin e Serbisë.
Prandaj misioni i OKB-së qëndron në Kosovë prej 18 vitesh.
Moska bllokoi edhe rezolutën e kundërshtuar nga Beogradi për ta konsideruar gjenocid masakrën e Srebrenicës në 20 vjetorin e saj.
Rusia ka bërë edhe investime strategjike në ekonominë serbe.
Kompania shtetërore “Gazprom Neft” bleu për 400 milionë euro shumicën e aksioneve të kompansië serbe “Naftna industrija Srbije” në 2008.
Edhe bashkëpunimi ushtarak është rritur. Serbia ka blerë me çmim më të ulët në Dhjetor të 2016-ës, gjashtë avionë “MiG-29s”, 30 tanke “T-72” dhe 30 mjete amfibe “BRDM”, që do të dorëzohen këtë vit.
Qasja e Rusisë ka për qëllim të vetëm kufizimin e lidhjes me NATO-n.
Por deri tani, ka qenë pjesërisht e suksesshme, duke qenë se bashkëpunimi ushtarak i Serbisë me Aleancën euro-atlantike ka qenë më i madh sesa me Rusinë, edhe pse është raportuar më pak në media.
Për më tepër, shteti ku prania ruse ka qenë më e madhe në investime, turizëm dhe rezidentë të përhershëm, Mali i Zi është shumë pranë shpalljes si anëtari i 29-të.
Lideri jetëgjatë Milo Djukanovic, hartoi një kurs të qartë Euro-Atlantik që prej marrjes së pavarësisë së vendit në 2006, pavarësisht se aty ka një numër të madh të komunitetit serb.
Për rrjedhojë, Rusia u përpoq të mbështeste opozitën malazeze.
Qeveria malazeze e akuzoi atë ruse se kishte gisht në grushtin e shtetit në tetorin e shkuar gjatë zgjedhjeve të përgjithshme.
Pozicioni rus në Maqedoni është i kundërt me atë në Mal të Zi. Moska ka mbështetur administratën e kryeministrit Nikola Gruevski, pavarësisht skandalit të përgjimeve dhe kundërshtoi ndërhyrjen e Perëndimit dhe simpatinë për opozitën.
Deri tani, aleati më i afërt i Moskës në krahinë është Milorad Dodik, presidenti i Republika Srpska-s. Që kur mori pushtetin në 2006, Dodik ka ndjekur politika për maksimizimin e autonomisë dhe nëse është e mundur marrjen e pavarësisë. Kompania shtetërore ruse “Zarubezhneft”, ka blerë shumicën e aksioneve të kompanisë energjitike të Republika Srpska-s në 2007.
Rusia gjithnjë ka mbështetur politikat e kësaj krahine ndërkombëtarisht.
Situata u nxeh kur Dodik-u organizoi ditën e Republika Srpska-s, përfshirë një paradë ushtarake më 9 janar të 2017-ës, në kundërshtim me Gjykatën Konstitucionale të Bosnjës dhe Përfaqësuesin e Lartë Valentin Inzko.
Në shtatorin e një viti më parë mbajti një referendum jo të ligjshëm në lidhje me këtë çështje.
Dy ditë pas festimit të ditës së Republika Srpska-s, u arrestua në Francë ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, që më parë ka qenë ish komandant i UÇK-së, bazuar në një fletë arresti të lëshuar nga Beogradi.
Pas dy ditësh, Serbia ndali futjen e një treni special nga Beogradi në Mitrovicë, me pretendimin se forcat speciale të Kosovës do të krijonin trazira.
Treni i ndërtuar në Rusi që lyer me ngjyrat e flamurit serb dhe në 21 gjuhë të botës ishte shkruar, “Kosova është Serb”.
Rezultati ka qenë shpërthimi i deklaratave armiqësore dhe frika e rikthimtit të gjendjes së luftës në rajon.
Perëndimi duhet të rifokusohet në krahinë
Ndoshta mund të teprohet me influencën ruse dhe rikthimin e gjendjes armiqësore.
Pavarësisht ndikimit rus, Serbia gjithnjë ka dashur që të bashkëpunojë me Perëndimin.
Me të vërtetë, në shtator të 2011-it, ambasadori i atëhershëm rus Aleksandr Konuzin braktisi Forumin e Sigurisë në Beograd dhe akuzoi Serbinë për tradhëti ndaj Kosovës.
Ai pyeti: “A ka më serbë në këtë dhomë?”
Për më tepër, forcat ndërkombëtare paqeruajtëse KFOR në Kosovë me 4600 trupa dhe EUFOR në Bosnjë me 600 ushtarë kanë mandate dhe plane për të mbajtur një gjendje të qetë dhe të sigurtë.
Por kjo gjendje e tensionuar duhet të ketë më shumë vëmendje dhe duhen hartuar plane të reja për zgjidhjen e saj.
Ndryshimet mund të kenë nisur tashmë.
Në FYROM, BE-ja dhe SHBA-ja ndikuan në arritjen e marrëveshjes për zgjedhjet parlamentare të dhjetorit të shkuar.
Një Gjykatë e re Speciale në Kosovë, Dhoma e Avokatëve dhe Zyra Speciale e Prokurorit që ka juridiksion për disa krime kundër njerëzimit, krime lufte e krime të tjera, u bë operacionale në 1 janar.
SHBA-të i vunë sanksione më 17 janar Dodik-ut, sepse ka dëmtuar marrëveshjen për paqe të Dayton-it.
Ndërsa më 24 janar, BE-ja mblodhi një takim të kryeministrave dhe presidentëve në lidhje me dialogun Prishtinë-Beograd për rikrijimin e optimizmit në procesin e udhëhequr nga unioni, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Nëse këto lëvizje tregojnë se janë ndryshim i sinqertë, nuk do të jetë gjë tjetër veçse fillimi i një procesi të gjatë për të bërë kthesën në këtë krahinë.
Përshtati në shqip TemA