Pasi e refuzoi, Nishani-Peleshit: Ma bëj hallall, por s’e kisha me ty

3 Shkurt 2017, 15:41Politika TEMA

Pak para nisjes së mbledhjes së Këshillit të Sigurisë në Presidencë u betua ministri i ri i Drejtësisë Petrit Vasili.

Presidenti Bujar Nishani pati rastin të takonte dhe zv/kryeministrin Niko Peleshi të cilin e mikpriti në këtë ceremoni, por ia mbylli derën për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare që do të mbahej tek salla ngjitur.

Burime konfirmuan për Shqiptarja.com se Nishani e ka përqafuar Peleshin dhe i ka kërkuar ndjesë për refuzimin që i bëri kërkesës së tij për të marrë pjesë në mbledhje ne emër të kryeministrit Edi Rama, që aktualisht ndodhet në Kosovë.

Burime për Shqiptarja.com thonë se, Nishani madje i ka thënë Peleshit  se ky veprim nuk ka të bëjë aspak me të.

“Ma bëj hallall. Mos ma merr për keq, po nuk e kisha me ty”.

Peleshi i ka buzëqeshur dhe është larguar nga Presidenca rreth orës 11:20 për ti shpëtuar urdhërit të ndalimit ndaj tij që niste në orën 12:00, moment kur dhe nisi mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të shumëkërkuarin Kelmend Balili, ish-zyrtar i lartë i Transporteve i akuzuar nga drejtësia greke për trafik droge.

3 komente në “Pasi e refuzoi, Nishani-Peleshit: Ma bëj hallall, por s’e kisha me ty”

  1. shqip says:

    Ka marre pjese fazlliçi ne mbledhje te kesh te sig. Dhe nuk merr pjese zv km i shtetit. O shtet kam kum. I bete institucionet se nderrmarje private. Po te doje te le, Po i dhane urdher s’te le. Karagjoz shtet. O duhet te kete l’arte sigurie nr2 i qeverise , ose me mire mbytuni ne lume i njerez te mbaruar. Na vjen turp nga vetja kur mesojme se ç’karagjoz shtet kemi. Po mbi te gjitha, ç’mender president vegjeton ne kete vend . Nuk ka si te jete ndryshe. Keta Jane vazhdimi i kellirave otomane. Por qe sot quhen shqipfoles.

  2. Klimax says:

    As nje fshatar, shites ambulant te produkteve te tij bujqesore ne rruget e Tiranes, nuk do perdorte kete fjalor banal komunikimi dhe aq me keq me nje turko-arabizim total te gjuhes shqipe!!!!!!

  3. Daniel says:

    PO PSE OH ZOTI PRESIDEND,ME MIRE MOS FOLE. NE TE KUPTOJME TY DHE ZOTI PELESHI TE KUPTON. TI NUK JE SHUME KOMPLICIRE ,E NUK KUPTOHESH. KE ZEMER TE HAPUR TI. SA HERE QE FLETE JE PER PD, NE FUND TE FUNDIT PD ESHTE POPULLI. DHE TI PRESIDENT I POPULLIT JE. NE E DIME QE ME RAMEN E KE TI. PO SE MOS VETEM TI. E GJITHE PD,ATE KA ARMIKUN E VET. E ME TE DREJTE. KY ME KETE REFORMEN TENTON TJU KLLAPOSE JO VETEM JU DREJTUESIT E PD POR ME SA KAM DEGJUAR EDHE ROJEN E SHQUPIT. KA RESHQITUR KY KRYEMINISTER. LEVIZNI O ZOTI PRESIDENT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje