Donald Lu i përgjigjet Llallës: Asgjë s’do na pengojë apo frikësojë për zbatimin e reformës, ky është premtim

3 Shkurt 2017, 13:27Politika TEMA

Ambasadori amerikan Donald Lu i është përgjigjur kryeprokurorit Adriatik Llalla.

“Shtetet e Bashkuara kanë marrë një angazhim përpara popullit shqiptar për të monitoruar çdo hap të zbatimit të reformës në drejtësi.

Asnjë përpjekje për të na frikësuar apo për të minuar procesin e reformës, nuk do të na pengojë që të sigurojmë që ajo do të jetë e suksesshme për të parandaluar manipulim politik dhe korrupsion në gjyqësor.

Ky është një premtim”, ka thënë Lu.

Kryeprokurori Adriatik Lllalla e akuzoi dje ambasadorin permes nje letre drejtuar Nishanit dhe Metës, se i kishte bere presione dhe shantazhe per reformen ne Drejtesi.

“Prej kohësh, z. Lu, duke u prezantuar si nxitës i Reformës në Drejtësi në Shqipëri, ka kërkuar me presion që Prokuroria e Përgjithshme të mbajë qëndrime hapur pro paketës ligjore, edhe në ato raste kur projektet ligjore, siç ka rezultuar më pas nga Opinioni i Komisionit të Venecias, kanë qenë tërësisht në kundërshtim me normat kushtetuese, si edhe me respektimin e të drejtave të njeriut.

Në komunikimet zyrtare dhe informale, Ambasadori Lu ia ka bërë të qartë Prokurorit të Përgjithshëm se, nëse nuk do të mbronte publikisht ndryshimet ligjore, do të kishte pasoja personale dhe institucionale. Gjithashtu, Ambasadori Lu, në më shumë se njëherë, ka ushtruar presion ndaj Prokurorisë së Përgjithshme për të mos vijuar hetimet ndaj disa kompanive, për të cilat kanë ekzistuar dyshimet se kanë shkelur ligjet shqiptare”, thuhet ne letren e Llallës.

Ai ndërkohë tha se Lu kishte kërkuar nga Llalla që të mbyllte hetimet për “Bankers”, ndërsa në emisionin “Opinion”, pohoi se ambasadorët i kishin kërkuar arrestimin e zyrtarëve të lartë, por ai s’kishte pranuar.

41 komente në “Donald Lu i përgjigjet Llallës: Asgjë s’do na pengojë apo frikësojë për zbatimin e reformës, ky është premtim”

  1. Xhaja says:

    Hallall dashurine dhe respektin e ketij populli per SH.B.A. dhe per ty zoti Lu.

    1. Kujtimi says:

      BRAVO LU TE LUMTE SHKATEROJE KETE MAFJE KENI GJITH POPULLIN ME VETE DHE QE RESPEKTON AMERIKEN. DORA BERISHJANE DUHET FRENUAR SA ME PARE. BERISHA KA NE DOR GJITH DREJTESIN SHKATEROE LU MOS U TERIQ

      1. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


        Kam munguar kaq kohë
        Po tani e quaj me vend
        Të gjithë të votojmë:
        Mr. LU për President !

        1. kleptofagos says:

          Sa kohe qe “Ligji” ne Shqiperi eshte ne dore te Llalla-ve dhe “Maliqi” ne dore te Hajduteve qe kane emeruar Llallat, Lu-ja po ben ate qe duhet dhe duhet te vazhdoje ne kete linje. Shumica e shqiptareve e pranojne si normale dhe te domosdoshme kete nderhyrje. Shikoni komentet e ketyre diteve… Por, pse te lodhemi me debate pa bereqet, per gjoja nderhyrjet e LU-se ne punet e brendeshme te kesaj “republike” te privatizuar nga Krimi dhe Mafia vendase? Mund ta zgjedhim me vullnetin tone te lire qe Rendi + Drejtesia te drejtohen nga te huajt per te pakten 25 vjet. Perse nuk e pranojme hapur qe kemi nevoje per PROTEKTORAT NDERKOMBETAR? Akoma nuk ju mbushet mendja qe shqiptaret nuk mund te bejne shtet me “forcat e veta”?

    2. Reforma Drejtesi si LSI says:

      Luluse nuk ja mban me Lulubashen e Like Floririn. Perse jo?

    3. marion says:

      Me kaq sa kam lexuar e degjuar per reformen ne drejtesi,NUK BESOJ ASPAK se do te vere drejtesine ne vend!
      Se pari:
      -Po behet zhurme vetem per Vetingun,pra vleresimin dhe perzgjedhjen e gjyqtareve e prokuroreve!
      Qe ketu filloi e keqja e kasaj pune!
      Ata qe do perzgjedhin gjyqtaret e prokuroret nuk u caktuan se ishin me te miret,me te aftet,me te pa perlyerit et,por u zgjodhen me short nga ajo tufe juristesh qe prune vete organet perkatese!
      Ne se nga prokuroria do te caktoheshin 3 vete,keta te 3 u caktuan si deshi kryeprokurori e jo se ishin me te miret!
      Po keshtu u be edhe gjyqtaret etj!
      Sipas kesaj loje te qelbur doli qe lojen do ta bejne vete ata qe kane qene edhe me te perfolurit deri me sot e qe kane shkaterruar sistemin e drejtesise!
      Fakti qe Besnik Ymeraj,me i perfoluri nder gjyqtaret ne gjykimin e krimeve shteterore te llahtareshme,na del si “kandari i drejtesise”!!
      Se dyti:
      -Lexova qe gjyqtari Gentian Medja eshte zgjedhur me short (vete shorti eshte menyra me skandaloze e perzgjedhjes se tyre),si zevendesues ne kete komisionin e perzgjedhjes se gjyqtareve etj!
      U skandalizova se si ky gjyqtar,qe e kam njohur direkt ne nje ceshtjen time gjyqesore te caktohet ne nje pozicion te tille kaq te besueshem!
      Per mua ai nuk duhet te jete fare ne sistemin e drejtesise,se eshte aq i PA AFTE,sa as ligjet dhe VKM nuk i njeh ose i interpreton sipas interesit te vet!
      Seancat e tij gjyqesore ishin si emisionet e PORTOKALLISE,ndersa vendimi i tij ndaj meje eshte nje material i vlefshem per t’u perdorur ne fakultetet e drejtesise per te mesuar studentet se si mund te arsyetohet dhe formulohet nje ceshtje gjyqesore skandaloze!
      Kulmi i pa aftesise se ketij gjyqtari ishte se per te percaktuar masen e demshperblimit te pensionit tim si ushtarak,nuk i mjaftoi nje AKT EKSPERTIMI GJYQESOR,por kerkoi njeri pas tjetrit edhe 3 AKTE EKSPERTIMI ,te tre me shuma te ndryshme demshperblimi qe variojne nga shuma fillestare e aktit te pare qe ishte percaktuar 4,5 milion leke per 23 vjet,deri sa u ul ne 200 mije leke,pra nje ulje prej 4.3 milion lekesh!
      Ne kete rast vertetohet edhe ajo qe gjyqtaret i perdorin ekspertet gjyqesore si seksere dhe kur nuk pergjigjet viktima i jepet nje shume qesharake si ne rastin tim!
      Kulmi se per kete gje as ministri Manjani heshti se ekspertet e tij nuk pane ndonje shkelje “te shekullit”,se doemos qe ata e dine se ne drejtesi shkelje apo padrejtesi me shuma prej 100 milion lekesh jane te zakoneshme!
      Ta “gezoje” detyren juristi Gentian Medja ,per deri sa gjen shesh le te beje pershesh!
      Edhe ai nje pjate me kos do haje i shkreti si te tjeret!
      Ja keta njerez do na e bejne LESH-reformen!

    4. zhaku i pamposhhtur says:

      Rroft amerika!!z Lu mos bëj mbrapa..pasi të vendosësh ddrejtëësinë fillo të zbulosh edhe ish ‘noomenklaturën komuniste’
      presim drejtësi.e vetmja shpresa jonë jeni ju është amerika

  2. €piriiiiii says:

    Fjala jote ne Vesh te Perendise Zt Ambasador LU. Ju lutem mos na Zhgenjeni. Çojeni deri ne Fund ate qe keni nisur. Thx shume shume………… . . .

  3. Qytetar says:

    Është fat që në Shqipëri të kemi për ambasador të SHBA një personalitet si Donald Lu.
    Z.Lu vazhdoni ju lutem të qëndroni garant i zbatimit të reformës në drejtësi.
    Të korruptuarit në sistemin e drejtësisë do të vazhdojnë ta minojnë reformën.Ju lutem mos u tërhiqni dhe mos e lini këtë popull në duart e politikanëve prokurorëve e gjykatësve kriminel dhe të korruptuar.

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Respect!!

  5. pro says:

    ..z Lu..ne perfundim te kesaj lufte.., ne si popull duhet t’ju shprehim falenderimin me nje peticion…derguar qeverise Amerikane..s’besoj se ky veprim quhet korrupsion…mendoj se quhet mirenjohje nga zemra…dhe ne si popull dime ta shprehim VLERESIMIN ,per ata qe e meritojne!

  6. Rai says:

    Pershendetje Z. Lu.
    Ke bekimin dhe uraten e nje populli te tere.
    Ju lutem vazhdojeni punen Tuaj te mrekullueshme me intensitetin dhe ndershmerine qe Ju karakterizon.
    For the Albanians You are God Sent.
    You are our only hope that Justice will prevail in Albania.
    God bless Albania and USA

  7. Futja ta kete says:

    Felenderojme z.Lu per angazhimin dhe venien ne jet te ketij per ligjin e vitingut por mendoj qe duhet te jete populli shqiptar qe duhet qe tua imponoje shtetit dhe parlamentit venien ne jet te ketij ligji sepse ata jan aty fale votes se tyre keto jan gjerat e rendesishme per vendin tone jo ku shkojne politikanet dhe ministrat te shkerdhejne

  8. tan says:

    falemniderit z.ambasador
    ke folur dhe mbrojtur popullin shqiptare qe ka 26 vite qe po vdes dyerve te gjyktes dhe prokurorve te korruptuar

  9. bobi says:

    Meduket se kete here amerika e pashka serjozishte, mo do zoti dhe e ndihmojne popullin e shumvuajtur shqiptare dhe largojne te tere hjenat qe po i pijne gjakun keto 25 vjete shkerdhaci. Zoti LU vazhdo keshtu dhe ne shqiptaret e thjeshte nuk do te harrojme kurre.

  10. Cufi says:

    Cfare bejne te huajt per ne!! Kane kohe qe jane civilizuar.Hap krahun Lalla qelbesira .
    Respekte Z.Lu

  11. emigrante says:

    Hallall respekti i ketij populli qe shohin me besim vec nga ju e jo nga keta horra qe e kan marr peng te ardhmen e Shqiperise. E kujton ky pallo prokuror qe na mbushi mendjen me ato brockulla qe lexoi dje nje manikine. Ju zoti ambasador dijeni se keni admirimin e popullit shqiptar kudo qe ndodhet. Edhe ne emigrantet qe ju ndjekim nga jashte vec respekt kemi per ate qe ben per ate te mjere Shqiperi qe po e grabisin nje dore hajdutesh e populli vuan. Sido qe te mundohet LLalla o Kulla qe degjova mbreme nuk na bindin dot sepse ne e dime qe interesi juaj eshte per popullin e per demokrazi funksionabile.

  12. I thjeshti says:

    Do zoti tè kete thyer me gjithmend shejtani kemben..
    ???.
    .??si fillim duket mire.dhe ke kundershtojne…Ameriken?

  13. Sadiku says:

    Bravo zoti Lu ju jemi mirnjohës

  14. Populli says:

    Po vertetohet fakti qe populli eshte i urritur per drejtesi ! Nese populli tradhetohet atehere te jeni te bindur qe ne shqiperi do te ngelen vetem gjarperinjte e sistemit te drejtesise te cilet do te fillojne te hane njeri-tjetrin mbasi shqiptaret do te largohen !!!

  15. Sadiku says:

    Bravo zoti Lu ju jemi mirnjohës

  16. Beni says:

    Bravo Lu ec perpara e ke te veshtire me keto mostra por jo te pa mundur.

  17. Begoja says:

    Ju lutem z Lu shpartallojeni kte bande me kriminela ne krye te drejtesis shqipetare polulli eshte me ju Falenderojme ambasaden amerikane z Lu dhe te gjithe ata qe po bejne nje pune te mire per zbatimin e vetingut

  18. Sahadija e Xenit says:

    Hahaha per te qare e per te qeshur !
    Kete vend e duan me shume te huajt sesa loqet qe jetojne ne te

  19. Donela says:

    Llalla ,llalle mbetet,fshatar komlet sajoi kercenimin per familjen e tij dhe nuk e vazhdoi me kete loje te ndyre.

  20. Shelgura says:

    Na ndihmoni z, ambasador mos na lini ne mes te krimit
    Ne mes hajnave
    Rofte ,suksese te kesh në jete respekte
    Shqipëtaret nuk do tu harojnë

  21. refat likaj says:

    te gjithe presim nga Lu-ja i rradhes. Ai do te iki si te gjithe ambasadoret e tjere dhe ne do na ngelen pushtetaret e rradhes qe te mesuar me pafuqine tone vijne si idealiste dhe shnderrohen ne autokrate ne rastin me te mire, demokracia nuk eshte nje sistem i mireqene dhe i pacenueshem, perkundrazi eshte nje lufte e gjithekoheshme per te ruajtur thelbin e saj, konkurueshmerine, nga njerezit e zgjedhur te cilet do te mundohen te perfitojne nga ky sistem qe eshte edhe . atehere sqenka gje as ky sistem do te pyesni? eshte me i miri i mundshem , sistemet e tjera shkelin lirine dhe bashke me te vijne edhe varferia dhe svetenimi. por nje gje eshte e qarte… ata qe ne vete i zgjedhim nuk duhet ti bejme^ me te mire se vetja^.

  22. Pallatet Agimi says:

    Z.Lu!
    Le ta zeme se po i lexon keto shenime. Eshte njesoj si ne kohrat e paganizmit, kur edhe nje guri kur i drejtoheshin behej perendi. Imagjino nje burri me vlera te rralla si ju.
    Me qene se u hapen kartat, keta me ne krye kete Llallen jane plehrat dhe ndyresirst e popullit shqiptar (garbages and excreta of our people). Jane nga njerzit me te pakulture, injorante te niveleve me te ulta. Kane ardhur ne Tirane e jane vene ne keto poste thjesht si skllever te peshtire, ne dispozicjon te kryekriminelit te Shqiperise, besomeni, te atij qe ja ka kaluar edhe vete Enver Hoxhes, te atij qe ende ka kurajo te perpiqet te “sulmoje” USA-n, indirekt nepermjet emrit dhe vepres, le ta themi te mrekullueshme, 2 vjecare tuajen. E ben per llogari te forcave antiamerikane dhe per llogari te poshtersive e grabitjes qe i ka bere vendit deri tani. Pa diskutim qe ju i dini me mire keto. Por, perpiqemi te shprazemi edhe ne, pasi na plasi shpirti, po humbasim krejt, po na largohen kalamajte nga syte kembet kur shohin qe jeten e ketij vendi e kane ozurpuar keta maskarenj.
    Zoti ju falte shendet e mos u terhiqni. Na ndihmo o njeri i mire. Ai kryeministri Rama eshte burre i zgjuar, por vetem kaq. Per cudi ne veprime konkrete paska frike edhe nga hija e vet.
    , ne mos qofte zhytur edhe ai vete ne m…(on dreg)

  23. Tralala says:

    Bravo, ambasador Lu! Mos levizjper nga qendrimi juaj. Duhet te kuptoni se jeni e vetmja shprese qe sistemi I drejtesise dhe ai politik ne Shqiperi te pastrohen. Keta jane nje bande hajdutesh qe pasi e kane vrare disa here kete popull, tani e perdorin per ta vjedhur. Ne njerezit e thjeshte duam qe reforma te zbatohet sic e keni projektuar ju.

    1. Mi -Ma says:

      Shpresuan se do largohesh Lu, por kushdo qe do te vinte i njejti fat do ti ndiqte.

  24. Shenjetori Donald Lu says:

    Rrofte ambasadori Donald Lu
    Respekt te thelle per ju Zoti Lu
    Meriton nje bust ne mes te Tiranes
    Shqiperia nese behet eshte merita juaj

  25. Asus says:

    Bravo, ambasador Lu! Coje deri ne fund ate qe ke thene. Jeni e vetmja shprese qe sistemi I drejtesise dhe ai politik ne Shqiperi te pastrohen. Do mbaheni mend gjate ne kujtesen e ketij vendi. Keta jane nje bande hajdutesh qe duhen flakur pa meshire.

  26. Junkie says:

    Hey Mr ambassador, sille ketu ne Huntsville Texas, se punoj un ketu e tja boj krevatin gati.

  27. Raimonda says:

    Vazhdoni Z. Lu the mbeshtesñi populli shqiptar! Me shqiptaret e djam Ameriken dhe ju respektojme, mbeshtesim dhe ju inkurajojme Ju si perfaqesues I atij shteti te madh . DASh dhe presidentet amerikane e kane kuptuar qe populli shqiptar e kane me vete. Nuk dime si te bejme … si te heqim qafe keta zagare qe flasim ” ne emrin tone”…. Per keta nuk ka rruge demokratike per t’i shkulur rrenjet,… Duhen pasardhesit te Avni Rustemit… Me falni por keta po na cmendur po na bejme jeten te padurueshme

  28. Koli says:

    JU CHIN LU,baba i ambasadorit LU,ka drejtuar ne Kine,operacionin per vrasjen e harabelave dhe sorrave se demtonin orizin.Ka vrare 200.000.000.000 sorra dhe harabela dhe eshte dekuruar.Mos pritni shume nga LU,nuk dine me vrare ujqe dhe ari.

  29. xhemi says:

    O Lio, a Lu si e llagapin, “Liri-Demokraci dhe poshte diktatori”.
    J’u dhjefsha mu n’demokraci qe n’a sollet!!!! Ku keni mendere ju me vene Shqiperine ne binar?! Ate e arriti vetem nje Burre, i Lavdishmi Enver Hoxha!
    N’a la trashegimi “diktatori” shtet te hekurt e me drejtesi te kulluar, po ju vete n’a shkaterruat.

  30. Lloji says:

    BRAVO zoti Lu BRAVO sh.b.a

  31. A says:

    Ambasadori i SHBA.-se ne Tirane DONALD LU, ka shume te drejte kur kritikon shume rende Prokurorin e Pergjithshem te Shqiperise ADRIATIK (Tiku) LLALLA, i cili qe nga emerimi si prokuror i pergjithshem nuk ka bere asgje. Por ka ledhatuar politikanet dhe qeveritaret tane te korruptuar, mafioz, mashtrues, genjeshtar, hajdut me demagogjine dhe retoriken e tij bajate, pa asnje sukses.
    U shikua dhe u ndigjua ne Emisionin “Opinion” se kush ishte TIKU LLALLA, i cili nuk tha asgje dhe kodra mbas bregut duke mos ju pergjigjur asnje pyetje. Por pretendonte qe te kishte shkuar ne SHBA, per te shikuar bashkeshorten qe i kishte lindur femije. Pra, me asnje moment nuk ka shikuar interesat e popullit, por interesat e tij personale, duke shfrytezuar edhe pasaporten diplomatike qe ja jep pozicioni shteteror.
    Me kete interviste doli sakte dhe qarte qe ky person eshte i njollosur ne te gjitha drejtimet e detyres se tij, o eshte vete mafioz ose i kapur nga mafia.
    Po te kishim qeveri te se drejtes, organe ligj zbatuese si duhet, personi ne fjale me mbarimin e emisionit duhet te ishte arrestuar dhe dhene drejtesise e ligjit ne teresi. Keto situata ndodhin sepse politika dhe pushteti ne Shqiperi jane mafioz dhe te korruptuar duke filluar si nga pozita dhe opozita aktuale qe nuk e kane pasur kurre si qellim anetaresimin e plote ne BE dhe mireqenien dhe begatine e popullit. Ku del qe 0,7 perqind e popullsise sundon, pasurohet ne kurriz te vendit dhe te 99,3 perqind te popullit shqiptar. Ambasodori DONALD LU jeni ne rruge te drejte dhe shpresojme qe kete kaste politikanesh dhe biznesmenesh vagabond, hajdut, kriminel dhe mafioz ti shkaterroni ne te mire vendit dhe shoqerise shqiptare. Tung.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje